TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ngritja e çmimeve të çimentos po dëmton ndërtuesit

nga Besarta Mehmeti
3 vjet më parë
0
A A
Ngritja e çmimeve të çimentos po dëmton ndërtuesit

Ekspertë të ekonomisë theksojnë se bizneset vendore çdo ditë po ballafaqohen me sfida të madha dhe kosto të papërballueshme.

Komuniteti i biznesit ka përjetuar një ngritje të çmimeve në të gjithë artikujt, ditëve të fundit. Njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, thotë për Radio Kosovën se aktualisht sfidat për të bërë biznes në vendin tonë janë të shumta. Këtë ngritje të çmimeve e kanë përdorur shumë spekulantë për përfitime grupore, klanore apo edhe politike, thotë Gërxhaliu.

“Ngritja e çmimit të çimentos këto ditë ka qenë shokuese, nga vetë fakti se lënda e parë e prodhimit është në Kosovë dhe e vetmja kosto që është direkte, është energjia elektrike. Ndërtimtaria nuk është vetëm ajo që shihet si objekt, por është ndërtim, arkitekturë, tregti, prodhim, punësim dhe rrënimi i një sistemi të tillë përmes një ngritje të tillë të çimentos në formë të pakontrolluar, do ta dëmtojë Kosovën në pozicione të shumta”,thotë ai për Radio Kosovën.

Tutje Gërxhaliu specifikon edhe efektet negative që mund të sjellë kjo situatë, ndërsa bënë thirrje që të reagojë Inspektorati.

“Efekti më negativ do të jetë në sistemin bankar dhe financiar kur dihet se ky sektor është ngushtë i lidhur me institucione financiare, prandaj është koha kur Inspektorati ta thotë zërin e vet, agjencia e konkurrueshmërisë të jetë më aktive dhe monopole të tilla t’i takojnë të kaluarës”,pohon ai.

Lidhur me ngritjen e çmimit të çimentos, është protestuar para Kompanisë “Sharr-Cem” në Han të Elezit nga përfaqësues të bizneseve dhe të sektorit të prodhuesve të betonit. Përfaqësuesi i Shoqatës së Betonierave të Kosovës, Naim Mahmutaj, pati theksuar se ngritja e çmimit të çimentos, i ka vënë në pozitë të pafavorshme.

“Ngritja e shpeshtë e çmimit të çimentos shkakton probleme në operimin e bizneseve të sektori të prodhuesve të betonit dhe ndërtuesve në realizimin e projekteve dhe kontratave. Planifikimi i bizneseve dhe projektet ndërtimore zgjasin me vite, andaj ngritja kaq e shpeshtë dhe kaq e lartë e çmimit të çimentos, na ka vënë në pozita të pafavorshme dhe e bën të papërballueshëm vazhdimin e aktivitetit tonë me kushtet dhe çmimet e kontraktuara me klientët tanë”, thotë Mahmutaj.

Ndryshe, që nga fillimi i vitit 2022 çmimi i çimentos ka shënuar rritje prej 58.27 për qind, thonë përfaqësuesit e bizneseve, duke shënuar kështu rritjen e tretë brenda këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Sela jep detaje për takimin e fundit me Kurtin: Më tha, a ta bëjmë Arben Taravarin kandidat për president?

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Katër të lënduar në një aksident në Livoq të Gjilanit

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Maloku: Ka shenja për një koalicion qeverisës LVV-Nisma, por nuk siguron stabilitet politik

Ekipi saudit Neom, dorëzohet për Xhakën, Sunderlandi e Fenerbahçe në garë

E ardhmja e Xhakës mbetet pezull, Leverkuseni vendos kushtet për ta liruar

“InfoNata” 17.07.2025

“InfoNata” 17.07.2025

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Kryeziu: Qëndrimi për kreun e Kuvendit s’ka ndryshuar, çdo të re nga takimi Kurti –Limaj do ta diskutojmë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

Avionët luftarakë izraelitë kryejnë sulm të ri ajror në Suwayda të Sirisë

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

“Një tetëshe” për Malishevën në Reykjavik

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Prishtina e mposht Sheriffin, por eliminohet nga Europa League, vazhdon garën në Ligën e Konferencës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X