TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritet aktakuzë ndaj dy serbëve që dyshohet se i vranë fqinjët e tyre shqiptar në Kaçanik

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave për krime lufte Kosovë. Të njëjtit dyshohet se maltretruan dhe vranë dy persona në fshatin Kaçanik të vjetër. Për tëvë 1, familjarët e viktimave kanë treguar se si ndodhi ngjarja.

by Doresa Geci
1 vit ago
0 0
A A

Rrugën të cilën e kishin nisur Ramadan Elezi, Muhamet Hasani e Shefket Dullovi në mars të vitit 1999, iu ndërpre nga forcat serbe.

Tre të rinjtë e fshatit Kaçanik i Vjetër u kapën nga fqinjët e tyre serbë të cilët nuk i lanë të bashkoheshin me familjarët e tyre, që për shkak të luftës ishin zhvendosur në mal.

Ata u rrahën, u maltretuan, e më pas Elezi e Hasani  u vranë nga forcat serbe, kurse Dullovi arrinte t’iu  ikte nga duart .

Në vendin ku dy vëllezërit e tyre u keqtrajtuan, Milaim Elezi e Sahit Hasani erdhën pas 26 vitesh për ta kujtuar dhe rrëfyer ngjarjen.

“Dëshmitari i gjallë, Shefket Dullovi, ai ka ardhur maleve tek ne aty ku kemi qenë duke qëndruar edhe na ka treguar. Edhe ai ishte i rrahuar i malltretuar, kish pas shenja gjaku. Edhe qaty për qaty e kemi marrë veshë që atë e kanë kapur”, ka thënë Elezi.

Kurse Ramdani  arriti që vëllaun e tij 21 vjeçar të varroste me disa bashkëfshatar.

“Të nesërit në mëngjes e kam marrë vesh se janë të vrarë prej disa bashkëfshatarëve të cilët nuk e dinin as ata saktë. Vëllai tem e kam gjetur të vdekur, e pastaj e kam varrosur dhe pas luftës e kam tërhequr në fshatin tonë”, ka thënë Hasani.

Të përfshirë në vrasjen e dy të rinjve dyshohet të ishin Veslin Tomiq, dhe Joviça Janiçijoviq të cilët ishin bashkëfshatarë të tyre.

“Si figura i kemi njohur kurrë te keq nuk kemi pas me ta, e keq ka qenë veç pse kemi qenë shqiptar edhe njëri nga serbëve që kemi pas fqinj të parë ia vranë babën tu vjedhë orendi shtëpiake edhe ky dëshironte  të bëjë hakmarrje. Edhe dy serbë të tjerë e kanë pyetur këtë se si me vepru dhe kanë vepru si kanë vepru…”, ka thënë tutje Hasani.

E të hënën, pas afër 3 dekadave, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar.

Të dy vëllëzrit e konsiderojnë të vonuar ngritjen  aktakuzës, por presin që të akuzuarit të vuajnë dënimin.

“Lajmin e pritëm jashtëzakonisht mirë por pak i vonuar se kjo punë është dashtë mu kry shumë më herët edhe drejtësia është dashur të fillojë më kohë, por apët vonë nuk bëhet kurrë”, ka thënë Elezi.

“Unë nuk e pasna  dëgju, por ishalla drejtësia shkon në vend se unë as nuk pasna dëgju që është ngrit aktakuzë ndaj këtyre personave. Para tre muajve kanë qenë prokurorët kemi qene në Kaçanik kemi dhënë deklarata”, ka thënë Hasani.

Prokuroria Speciale, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që të mbajë gjykimin në mungesë, për shkak se të pandehurit J.J dhe V.T janë të paarritshëm për organet e drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

IQMT intensifikon kontrollet për duhanin, 10 inspektime në Gjakovë dhe Pejë

IQMT intensifikon kontrollet për duhanin, 10 inspektime në Gjakovë dhe Pejë

OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

OVL e UÇK-së: Kërkesat e ZPS-së nuk mund ta fshehin dështimin e një prokurorie të njëanshme

Dogana  e Kosovës me njoftim për udhëtarët në Aeroport: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

Dogana  e Kosovës me njoftim për udhëtarët në Aeroport: Mallrat mbi 430 euro duhet të deklarohen

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu në Ditën Botërore të Parandalimit të Vetëvrasjes: Kur njeriu nuk mundet, nuk duhet t’ia dalë i vetëm

Dy fytyrat e Serbisë

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Kurti përuron parkut të erës në Zatriq të Rahovecit: Mbulon nevojat vjetore për 45 mijë familje

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Netanyahu kërcënon me padi Haaretz pas raportit se ishte paralajmëruar për sulmin e 7 Tetorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën