Publicisti, Kim Mehmeti duke folur për mandatin e ri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka thënë ai duhet të punojë që ta bëjë shtetit për qytetarët, ku funksionojnë institucionet.
Ai ka thënë se Kurti duhet të krijojë institucione të pavarura që hetojnë edhe atë si kryeministër.
“Duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë, të bëjë shtet për shqiptarët, jo për pushtetarët, të bëjë shtet institucional. Të bëjë Kosovë për shqiptarët, jo për politikanët. Duke bërë institucione që të kontrollojnë edhe ty, duke bërë prokuror që edhe ty të qon zvarrë para gjykatës. Nëse këtë nuk e bën, atëherë do të bëjë Shqipëri siç e bëri piktori (Rama)”, ka thënë Mehemeti në emisionin “Këndi i Kimit” në Tëvë1.
Duke folur për partitë opozitare ai ka thënë se në Kosovë “s’ka opozitë”.










