TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

by Teve1
2 muaj ago
0
A A
Nga kampione olimpike në trajnere, Nora Gjakova nis një kapitull të ri

Medalistja e artë olimpike e Kosovës në “Tokio 2020” ka lënë pas karrierën si garuese dhe tani po ndërton rrugëtimin e saj të ri si trajnere në Federatën e Xhudos së Belgjikës.

Debutimi i saj si trajnere erdhi në Kampionatin Evropian në Podgoricë për Juniorë, ku ajo po dy xhudiste të reja, në kategoritë -48 kg dhe -70 kg.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), Gjakova ka folur për aventurën e re, sfidat në një vend tjetër dhe misioni i ri si trajnere.

Në Belgjikë, Gjakova punon në pjesën frankofone të vendit, në bashkëpunim me trajnerin brazilian Pedro Guedes.

“Është një botë tjetër, por objektivi mbetet i njëjtë: xhudoja. Të kesh këtë pikë të përbashkët është sikur të kesh një gjuhë të përbashkët. Duke ardhur nga sporti elitar, e kuptoj presionin, stilin e jetës dhe gjithçka që këta sportistë përjetojnë çdo ditë.”

Për një kampione olimpike, kalimi nga roli i sportistes në atë të trajneres sjell një përgjegjësi krejt tjetër. Nuk është më vetëm performanca personale ajo që varet nga vendimet e saj, por edhe zhvillimi i sportisteve të reja.

Dhe në këtë proces, Gjakova po mbështetet në përvojën që e ndërtoi gjatë më shumë se dy dekadave në Kosovë.

Pas Gjakovës qëndron një histori e gjatë bashkëpunimi me trajnerin legjendar të Kosovës, Driton “Toni” Kuka.

“Mbështetem në atë që di më së miri. Sistemi që ndërtuam me Tonin solli pesë medalje olimpike. Natyrisht, në Belgjikë duhet të përshtatem me mentalitete të ndryshme, por baza teknike mbetet e njëjtë”, thekson ajo.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me Tonin. Para se ta pranoja këtë punë, kërkova këshillën e tij dhe mora bekimin e plotë. Mbështetja e tij në këtë kapitull të ri do të thotë shumë për mua.”

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

KB Peja angazhon amerikanin me pasaportë të Kosovës

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Lutfi Dalipi refuzon Zvicrën, ylli 20-vjeçar mes Kosovës dhe Shqipërisë

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

“InfoNata” 05.11.2026

“InfoNata” 05.11.2026

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën