Newcastle United i ka reaguar sulmuesit Alexander Isak, i cili të martën mbrëma me një anë të postimi sulmoi klubin anglez.
Në postimin e tij, Isak u shpreh i zhgënjyer me drejtuesit e klubit, të cilët sipas tij nuk e kishin mbajtur premtimin pasi i kishin thënë se do ta shisnin gjatë kësaj vere.
Isak është i vendosur të largohet nga Newcastle dhe ka bërë të ditur një gjë të tillë, pasi dëshiron të transferohet tek Liverpooli, ekip që po insiston në shërbimet e tij.
Megjithatë, Newcastle po refuzon ta shesë sulmuesin, për të cilin po kërkon të paktën 170 milionë euro.
Në reagimin e klubit anglez thuhet se suedezit nuk i është premtuar asgjë dhe se ai ka kontratë valide, të cilën duhet ta respektoj.
Newcastle ka insistuar se synimi i klubit është të mbajë lojtarët më të mirë, pavarësisht dëshirës së tyre dhe për këtë arsye suedezit i është bërë me dije se “do të mbetet pjesë e familjes dhe do të mirëpritet kur është i gatshëm të rikthehet në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit”.