Monumenti i 15-vjetorit të Pavarësisë NEWBORN çdo vit ka dhënë një mesazh të fortë, duke shënuar kështu zhvillimin e Kosovës në rrugën e saj.
Këtë vit NEWBORN është transformuar në No New Broken Republic – Jo Republikë e thyer
Duke paraqitur gjendjen aktuale në të cilën ndodhet Kosova, e që është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
“Përifitoni dashurinë, përkushtimin dhe kreativitetin gjatë këtyre ditëve për pamjen e re të NEWBORN. Çdo vit, pa përjashtim, NEWBORN ka dhënë një mesazh të fortë, duke shënuar çdo vit zhvillimin e Kosovës në rrugën e saj drejt shndërrimit në një vend që çdo kosovar e ëndërron. Tema e këtij viti nuk është ndryshe. Në fakt, është provokuese, ndoshta më shumë se herët e tjera, por si gjithmonë është aktuale me gjendjen në të cilën ndodhet populli ynë dhe vendi ynë dhe është një udhëkryq i rëndësishëm drejt shtetësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./teve1.info./