TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
​Nesër protestohet në Hagë, Koci: Nuk do të lejojmë që në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi

Nga Kosova, Shqipëria, vende të ndryshme të Evropës e nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqiptarët janë nisur për të udhëtuar drejt Holandës. Nesër në qytetin holandez do të mbahet një protestë masive në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale.

Në kohën kur pritet të nis dëgjimi i dëshmitarit të parë, shqiptarët nga vende të ndryshme të botës, me mbështetjen e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, do të japin mesazhin e tyre për këtë proces.

Fatmir Koci, i cili është përfaqësues për Evropë thotë për KosovaPress, se interesimi i shqiptarëve për të marrë pjesë në këtë protestë është shumë i madh.

“Interesimi është shumë i madh, me shifra nuk mund ta cekim, por interesimi është shumë i madh…Kemi fluturime prej Shkupit, prej Tiranës. Një shqiptar shumë i madh i Hasit të Shqipërisë nga Londra për shkak që më njeh mua dhe shokët tanë gjatë luftës, kemi kaluar në atë pjesë edhe na kanë ushqyer në atë kohë, ka shprehur dëshirën që të paguajë 60 bileta të aeroplanit nga Londra prej pjesëmarrje në protestën në Hagë”, shprehet ai.

Mërgata shqiptare është bërë bashkë në mbështetje të ish-eprorëve të UÇK-së, në një organizim më 14 shtator, e cila pritet të jetë masive.

“Duke u bazuar në interesimin shumë të madh në telefonat tanë, në grupet e Këshillit Organizativ nuk pushojnë për asnjë çast. Nuk mund të jap shifra, interesimi është shumë i madh edhe besoj që do të jetë një protestë madhështore, kemi bërë thirrje gjithë popullit shqiptar, gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, gjitha partive politike pa ngjyrime, sepse kjo është një protestë gjithë popullore në mbrojtje të shtetësisë së Kosovës, të luftës sonë të drejtë dhe të krerëve të UÇK-së që ndodhën në Hagë”, shton Koci për KosovaPress.

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së të mërkurën në objektin e Parlamentit Evropian në Strasburg, janë takuar me eurodeputetin Lukas Mandl. Kryetari Hysni Gucati e nënkryetari Gazmend Syla, kanë paraqitur shqetësimet për Gjykatës Speciale.

Pankartat e protestës të së dielës do të paraqiten edhe në ambasada evropiane.

“Pas protestës ne disa pankarta do t’i dërgojmë në gjuhën angleze në Parlamentin Evropian, në ambasadat evropiane që të jetë një mesazh sa më i fortë, sa më i mirë që t’i tregojmë të gjithëve sepse ne nuk do të lejojmë në emër të drejtësisë të ndodhë padrejtësi. Ne nuk kërkojmë asgjë vetëm kërkojmë drejtësi nga Gjykata në Hagë për krerët tanë të UÇK-së, për luftën tonë të drejtë dhe të shenjtë dhe për luftën dhe për shtetësinë e Kosovës”, përfundon ai.

Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur dje me autobusë drejt Holandës, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale.

Specialja, e cila i heton krimet e pretenduara të luftës, ka seli në Holandë dhe funksionon me staf ndërkombëtar, edhe pse e themeluar me ligje të Kosovës në vitin 2015.

Atje, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi ndodhen në një proces të tejzgjatur gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Ata akuzohen për krime të pretenduara të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka vënë mbi ta.

Katërshja e UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, ndërkaq gjykimi ndaj tyre ka nisur në prill 2023.

Prokuroria e ka mbyllur çështjen e saj në prill të këtij viti ndërkohë, më 15 shtator do të nisë paraqitja e provave nga ekipet mbrojtëse.

Tags: Gjykata SpecialeHagëprotesteTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën