TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nënshkruhet marrëveshja mbi 80-milionëshe për ngrohtoren diellore në Prishtinë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Nënshkruhet marrëveshja mbi 80-milionëshe për ngrohtoren diellore në Prishtinë

Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe kryeshefi Ekzekutiv i Termokosit Fisnik Osmani kanë nënshkruar tri marrëveshje për ndërtimin e ngrohtores diellore në Prishtinë.

Në komunikatë për media është bërë e ditur se ndërtimi i ngrohtores diellore e cila do t’i shërbejë qytetarëve të Prishtinës është bërë e mundur përmes marrëveshjes me BERZH me vlerë 23.2 milionë euro, nga KfW 31.6 milionë euro, nga BE grant 21.5 milionë euro dhe kontributi nga Qeveria 4.4 milionë euro.

“Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti të ngrohjes solare në Prishtinë ku përmes saj do të zgjerohen kapacitetet e prodhimit të energjisë termike të Termokosit deri në 50 MW. Pra, 38 mijë qytetarë që aktualisht nuk janë pjesë e rrjetit të ngrohjes do të fillojnë të kenë qasje në shërbimet e Termokosit pas përfundimit të projektit”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me këtë, Murati shprehu se “ngrohtorja e cila do të ndërtohet është investimi më i madh në rajon sa i përket prodhimit të energjisë termike nga energjia diellore. Ky projekt mundëson që më shumë qytetarë të kenë ngrohje në shtëpitë e tyre me çmim më të volitshëm dhe në të njëjtën kohë ndikon në përmirësimin e cilësisë së ajrit”.

Ndërkohë, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë falënderoi ministrin Murati për bashkëpunimin e deritanishëm duke shprehur se “ngrohtorja diellore e qytetit ofron kapacitet të shtuar të ngrohjes dhe se ndërtimi i ngrohtores bëhet pikërisht në një kohë vendimtare për tranzicionin e gjelbër energjetik në Kosovë”.

Përfaqësuesi i BERZH-it, Sergiy Maslichenko theksoi se “ky projekt do të lidhë më shumë ndërtesa me ngrohtoren e qytetit dhe se është shembulli më i mirë i bashkëpunimit në mes akterëve të ndryshëm”.

Në anën e tij, përfaqësuesi i BE-së tha “me një investim prej 80 milionë euro nga EU, BERZH, KfW, dhe institucionet e Kosovës, ky projekt ndryshon paradigmën e prodhimit të energjisë në Kosovë pasi po bëjmë një ndryshim të rëndësishëm drejt energjisë më të pastër dhe të volitshme për të gjithë qytetarët”.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin prezent edhe ambasadori Gjerman në Kosovë Rohde, drejtori në Bankën për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Maslichenko, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë Madsen, kryetari i Komunës së Prishtinës Edi Rama./teve1.info/

May be an image of 8 people, dais and text

Tags: marreveshjeministria e financavetermokos
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti i përgjigjet Abdixhikut: Nuk pranojmë imponime, kemi parime

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Shkollat nisin mësimin pa ditar, ministria premton zgjidhje, arsyetohet se angazhoi operator më të lirë

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Kurti pas takimit me komunitetet: Jemi marrë vesh për Sejdiun, ta shohim çfarë mund të bëjmë ditëve në vijim

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

Dita e 95-të e protestës në Tiranë, thirrje për rrethimin e Kryeministrisë më 7 shtator

“Këndi i debatit”- 02.09.2026

“Këndi i debatit”- 02.09.2026

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Vonesat në zëvendësime, nxënësit e një klase në shkollën “Pavarësia” mbesin jashtë bankave shkollore

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Nesër nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për kamionët me peshë mbi 20 tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën