TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Nëna e 11- vjeçarit që u mbyt në lumin Ibër rrëfen bisedën e fundit me djalin

Sot, u bënë 21 vjet nga trazirat e marsit. Dhimbja e prindërve që humbën djemtë e tyre është e freskët edhe pas dy dekadash. Më e rëndë për ta është se ende nuk është vënë drejtësia për fëmijët që humbën jetën në lumin Ibër si shkak i ndjekjes nga disa burra serbë.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
5 0
A A

Vogëlushi në foto është Avni Veseli, një nga tre fëmijët shqiptarë që u mbytën në Lumin Ibër të Mitrovicës para 21 vitesh si shkak i ndjekjes nga disa burra të nacionalitetit serb.

Mall për Avniun ka çdo ditë e ëma.

Por dhimbja i shtohet  asaj secilin përvjetor të tragjedisë që s’gjeti ende drejtësi.

Kjo nënë, e ka të freskët bisedën e fundit më djalin 11 vjeçar që e bëri më 16 mars të vitit 2004.

“U kanë në shkollë, u ardh prej shkollës ishte në klasë të pestë u ardh e ka lanë çantën. Më tha nënë merre çantën edhe dul, tha nënë, po dal po luaj me shokë. Thash rri djali jem lësho lopën, tha po du me dal me luajtur me shokë. As nuk i heq teshat e shkollës se gjithë i heqke e as nuk hëngër e  doli e deri në 6 në mbrëmje s’kemi ditë sen për të. Kur hyn marsi me kanë sen, prej 1 mars e këndej më duket në dhe hi e se di e kaloj disi këtë mars, e them mos të vjen hiç për neve. Por nuk po kish njeriu se çfarë të bëjë”, ka deklaruar nëna e Avni Veselit, Abide Veseli.

Lajmin se i biri humbi jetën në lumin “Ibër” ishte tragjik për familjen Veseli.

“Nuk mundem me u pajtua deri sa të shkojë te ai, edhe për me zbuluar rastin kush ke shkaktar që na ndodhi kjo”, ajo më brengosë veç me ditë kush edhe me u dënuar me burg të përjetshëm. E mos me pa më as dritë e as diell”.

Bashkë me djalin e Abides ishte edhe Egzon Deliu, që humbi jetën në mënyrë tragjike marsin e vitit 2004.

Zaim Deliu, babai i 13 vjeçarit,  thotë që të vegjlit ishin duke luajtur matanë Ibrit. Në atë vend ishte edhe një burrë i nacionalitet serb, i cili sipas Deliut i ka sharë e frikësuar fëmijët duke i ndjekur me qenë.

Më pastaj, disa serbët që ishin mbledhur, i kishin bllokuar gjitha rrugët fëmijëve.

Frika tek ta ishte rritur, e të vetmen zgjidhje të vegjlit Deliu, thotë se e patën  hedhjen në lumin që kishte dal prej shtrati.

“Djemtë janë dalë andej lumit Ibër me luajt, me u  merr me aktivitete të veta, e kemi një pjesë të tokës aty. Edhe aty ka qenë një serb duke e korr pak tall.00:39-01:48Këta kur janë shkuar aty ai i ka sha e i ka frikësuar, lart ka qenë një pjesë bash te kthesa në Zupq. E unë jam kanë me traktor ka erdha i pash që janë mbledh nuk e dija pse. Kish ndodh një vjedhje e lopëve e ishin mbledh aty. Prej asaj turme kur e kanë dëgjua zërin e serbit që ka fol me ta, janë vërsul teposhtë e ja kanë blloku rrugën. Lumi ka qenë  shumë i madh jashtë mase është dal prej shtrati e i ka marr edhe arat. Edhe ata e kanë përjetuar luftën e din çka është kanë lufta, çka munden me bo edhe e kemi  vendos, tregonte Fitimi i mbijetuari, tha thonin mu ndal vijnë e na mbysin ata që iu kanë vërsul nga të gjitha anët me qenë plus, me hi në lum mbytemi e kanë vendos me i ra lumit kanë qenë katër persona, Fitimi, Egzoni, Avniu edhe Florenti”, tha ai.

Nga lumi i gjallë doli vetëm Fitimi.

E momentet e fundit me Egzonin i mban mend edhe sot i ati.

“Unë isha duke e rregull një veturë, te një oborr i vëllait e ai me Avniun ishin ardh te shpija e kishin hëngër pak bukë e ishin nisë me shku me ndërru një gjel.  Kishte merak me i ndërru gjelin, tek një kojshi edhe unë veç e kam shikuar nuk kam mundur t’i them kthehu se tash pe rregulloj veturën e dalim e vozisim, po veç e kam shikuar edhe ai u kanë momenti i fundit”.

Zaimi Deliu, humbi djalin  që kishte pas 7 vajzave.

“Njeriu kur beson në Zot e ka më lehtë. Ne atë e patëm pas 7 vajzave, bile unë thosha me mujt e me pa një djalë e me vesh veshje kombëtare edhe me vdek zhig nuk më mbet”. E kështu djali më lindi mas një viti gruja, ia punoj do tirqi edhe e vesha domethënë ma flladiti zemrën. Mirëpo u deshtë me u pajtu se Zoti e ka fal e ai e ka marr”, ka deklaruar ai.

Vdekja e fëmijëve shqiptarë dyshohet qe erdhi nga dhuna e serbëve. Por shkaqet asnjëherë nuk u qartësuan.

Kjo ngjarje e trishtë, u bë shkas qe në marsin e vitit 2004 të nisin protestat masive që më vonë njihen si “Trazirat e Marsit” si revoltë e mbytjes së 3 fëmijëve.

Trazirat që shpërthyen zgjatën dy ditë, me ç’rast  u vranë 19 civilë, prej të cilëve 11  shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa u lënduan mbi 900 persona, kryesisht shqiptarë.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump: SHBA, shumë afër përmbushjes së objektivave në Iran

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes në spital gruaja që ra nga ura në Gjakovë

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

Kosova pa fonde, në pritje pas aplikimit për rreth 7%

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

“Lufta” me IA, ekspertët: Mos besoni çdo gjë

Shkolla “Emin Duraku” mbetet pa dy mësimdhënës

Raporti i sigurisë, kjo është shkolla ndër më të sigurta në kryeqytet

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Çmimi i naftës arriti sot në 1.67 cent për litër, qytetarët thonë se është e papërballueshme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

5 viktima në aksidente këtë javë, Dedaj: Koeficienti i rrezikshmërisë te ne barazohet me Azinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën