Si pasojë e lëndimeve, të dy kanë pranuar tretman mjekësor.
Teksa në raportin 24 orësh të policisë, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Pejë 09.09.2022 – 09:00-23:50. Janë arrestuar dy të dyshuar qift bashkëshortor mashkull dhe femër të dy kosovar për shkak se derisa kishin qenë duke udhëtuar me veturë kishin pasur mosmarrëveshje dhe e kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasojë e lëndimeve e dyshuara ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit kishin qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, raporti i plotë.