TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në “qytetin e hendbollit” vendosen fituesit e Kupës së Kosovës

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Palestra “Bill Clinton” në Ferizaj do të mirëpresë në fundjavë tetë skuadra që synojnë Kupën e Kosovës në hendboll.

Në “qytetin e hendbollit”, ashtu si njihet Ferizaj, do të luhet turneu final i Kupës së Kosovës në këtë sport. Do të zhvillohen gjysmëfinalet dhe finalet në të dy konkurrencat.

Ndeshjet gjysmëfinale janë të shtunën, ndërsa finalet janë të dielën.

Në gjysmëfinale fillimisht luajnë hendbollistet. Prej orës 14:00 takohen Istogu e Prishtina, derisa në gjysmëfinalen e dytë, prej orës 16:00, luajnë Vushtrria dhe Ferizaj.

Istogu ditë më parë fitoi titullin e kampionit dhe llogaritet favorit. Në kampionat, istogaset nuk pësuan asnjë humbje. Njëjtë vazhduan edhe në plejof, ku fillimisht kaluan Vushtrrinë e më pas Ferizajn në finale. Istogu ka në përbërje shumë lojtare të huaja, nga Brazili e Mali i Zi, dhe llogarit në përvojën e tyre. Prej tri brazilianeve që i ka në përbërje pret shumë edhe Ferizaj, që e mori përsipër organizimin e turneut final të Kupës me synim për ta festuar trofeun.

Te hendbollistët, favorite e madhe është Besa Famgas. Besa pa asnjë telashe e ka fituar titullin e kampionit, duke ngadhënjyer në të gjitha ndeshjet. Fillimisht skuadra pejane sfidohet nga Prishtina në gjysmëfinale, të shtunën prej orës 20:00. Në gjysmëfinalen e parë të hendbollistëve takohen Deçani e Kastrioti. Kjo ndeshje luhet nga ora 18:00.

Deçani ka arritur sukses të madh me kalimin në gjysmëfinale, por do të mbështetet edhe në përkrahjen e shikuesve në tentim për të bërë hapin tjetër. Përkrahjen e shikuesve e pret edhe Kastrioti, që luan në palestrën e tij. Skuadra ferizajase është riorganizuar këtë vit dhe synon kalimin në finale. Të dy këto skuadra kanë pasur shumë më tepër kohë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjet e Kupës.

Por ndeshja Prishtina – Besa Famgas llogaritet finale para finales.

Të dielën finalja e hendbollistëve zhvillohet prej orës 17:30, ndërsa ajo e hendbollisteve prej orës 20:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Nagelsmann, favorit për trajner të Manchester Unitedit

Nagelsmann, favorit për trajner të Manchester Unitedit

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Italia dhe Spanja heqin kontrollet kufitare që u vendosën pas fluksit të emigrantëve në Ceuta

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Mungesa e anijeve dhe nëndetëseve britanike ngre alarmin për kërcënimin rus në Arktik

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Publikohet orari i xhiros së 12-të në Superligë

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Naser Hafizi deklarohet i pafajshëm për keqpërdorim të detyrës dhe dy veprat tjera penale

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Albulena Haxhiu: Kuvendit po i rikthehet gjallëria, u formua Komisioni për Bordin e RTK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën