TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Në mungesë të ashensorit, burri në karrocë prej dy vitesh nuk ka dal nga banesa e tij

Ka dy vite që Sadik Shala i cili ndodhet në karrocë, ka mbetur i bllokuar në banesën e tij që ndodhet në katin e tretë, si shkak i mosfunksionimit të ashensorit. Ashensori nuk është riparuar që prej kur ishte djegur.

by tëvë1
1 vit ago
2 1
A A

Autor: Adea Mustafaj

Prej dy vitesh, Sadik Shala nuk ka dal nga banesa e tij, që ndodhet në ndodhet në katin e tretë të një ndërtese në qendër të Pejës.

Lëvizjen, burrit në karrocë, ia ka pamundësuar mosfunksionimi i ashensorit, i cili prej kur është djegur, nuk është riparuar.

Shala rrëfen se në gjithë këtë periudhë kohore, nuk ka pasur mundësi që t’i kryej as kontrollet e nevojshme mjekësore.

“Për mu vështirë është mjaft. Që dy vjet. Ma mirë me konë në burg se edhe qeshtu. Kjo fjalë është shumë e rëndë me thonë ma mirë në burg se qeshtu, për arsye se jom mërzitë tu nejt këtu në banesë, tu e kqyr televizorin, kom hup shumë termine mjekësore. Jom i operum edhe në zemër për shkak të liftit”, shprehet ai.

Shala thotë se këtë problem e kanë adresuar në Komunë dhe për t’i dhënë një zgjidhje këtij problemi janë të gatshëm të participojnë gjysmën e shumës së nevojshme.

“Barem një herë me ardh me thonë ‘shkoj ta kqyri atë lift’. Dyqysh të hiqet pak. Po asnjëherë kurrë. Edhe krejt çka është e mundshme kemi bo. Edhe nuk është e thonë që ai me i qit krejt, na e participojmë, na qesim pare”, thotë ai.

Nga komuna e Pejës thonë se ka qenë i paraparë që të renovohet ky lift, mirëpo deri më tani nuk kanë arritur t’i sigurojnë mjetet e nevojshme financiare.

“Po siç e dini, ne nuk kemi ndërmarrje publike banesore që merret me mirëmbajtje të banesave. Çdo objekt ka një bord që funksionon edhe është dashtë përmes tyre. Na i kemi nda buxhet për tre ashensorë të rinj me i vendos, edhe këto me renovu, me rregullu, po siç e dini ju mediat dhe shumë qytetarë neve na janë marrë shumë mjete prej llogarisë për shkak të kontratës kolektive që ka qenë e nënshkrueme me mësimdhënës dhe nuk kemi buxhet sepse ato pare veçse jonë tërhekur”, ka thënë Faik Zeka nga Komuna e Pejës.

Sipas zëdhënësit të komunës, Faik Zekaj, ligjërisht është problematik intervenimi, për shkak se këto ndërtesa nuk janë pronë e komunës, dhe se nuk ka një ndërmarrje banesore që merret me mirëmbajtjen e tyre.

Deri në gjetjen e një zgjidhje, është gruaja e Sadik Shalës, ajo që përkujdeset për të gjitha punët jashtë banesës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

​KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë

​KPK shpall konkurs për katër prokurorë në Speciale, kërkesa ishte për shtatë

“Liza” deklarohet i pafajshëm për pjesëmarrjen në vrasjen e Triumf Rizës : Jam i pafajshëm, kërkoj vendim të bazuar në prova dhe ligj

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

Një marrëveshje me Belgjikën dhe tri me Suedinë ratifikohen në Kuvend

Një marrëveshje me Belgjikën dhe tri me Suedinë ratifikohen në Kuvend

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën