TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Në 25-vjetorin e emisionit të fundit, do të përurohet bunkeri i radios së luftës

25 vjet më parë, u transmetua emisioni i fundit në kushte lufte i radios “Kosova e Lirë”. E pikërisht në këtë përvjetor, të premten në Majën e Pallanikut të Maleve të Berishës, do të përurohet edhe bunkeri i kësaj radioje, nga ku u dhanë lajmet e luftës.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Në 25-vjetorin e emisionit të fundit, do të përurohet bunkeri i radios së luftës

Pllaka e fundit erdhi në mesditën e së enjtes.

E për pak minuta, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, e vendosi në vendin e vet.

Në të është shkruar një pjesë e historikut të radios “Kosova e Lirë”, e themeluar në frontet e luftës.

Kjo e fundit në marsin e vitit ‘99, u vendos brenda një bunkeri në Majën e Pallanikut të maleve të Berishës.

E kur ora shënonte 16:00, nga ky bunker dilte zëri “ju flet Kosova e lirë” të cilin e dëgjonte e gjithë bota.

E 25 vjet më pas, bunkerit të radios së luftës, po i kthehet edhe një herë pamja që e kishte.

E ai që mori pjesë në ndërtimin e parë të bunkerit, po i mbikëqyr punimet edhe në rindërtimin e tij.

“ I kam përcjell punimet nga dita e parë, kur është hedhur lopata e parë e betonit e deri në ditën e sotme, është punuar me kritere bash qysh i ka hije”, tha Rizah Berisha, realizues teknik i radios.

E pamja e luftës, bunkerit po i kthehet edhe brenda.

Investitori për përurimin e këtij bunkeri, është Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Ndërsa punimet po bëhen nga kompania “Smakaj”.

Këta thonë se gjithçka është gati për të premten, kur do të bëhet edhe zbulimi i Obeliskut të radios së luftës.

“Punimet kanë filluar në shtatorin e vitit të kaluar, deri në dhjetorin e vitit të kaluar, kanë qenë të kryera 90% të punimeve, por për shkak të terrenit të papërshtatshëm dhe kohës me shi, janë vonuar kështu që në prill punimet kanë përfunduar 100% dhe është bërë pranimi teknik”, tha Naim Bytyqi nga kompania punëkryese.

Ndryshe më 21 qershor të vitit ’99 u transmetua edhe emisioni i fundit i kësaj radio në kushte lufte.

“Ishte data 28 mars e vitit ’99, kur ne vendosem ta ndërtojmë bunkerin e luftës, pasi që në hapësire nuk kishte më kushte për të punuar”, u shpreh Rizah Berisha.

Tags: Bunkeri i radios se luftesperurimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Sa herë bi e çohem më shkojnë mendët tek ai”, rrëfimi i familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Reçakut

Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në fshatin Reçak

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Kombëtarja kuqezi synon dy futbollistë të ri për vitin 2026

Kombëtarja kuqezi synon dy futbollistë të ri për vitin 2026

Po rikthehet në formën e duhur, Broja shihet si titullar sonte ndaj Newcastle

Po rikthehet në formën e duhur, Broja shihet si titullar sonte ndaj Newcastle

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

E konfirmuar: Vjen drita jeshile për stadiumin nacional, ndahen milionat e para

“Sa herë bi e çohem më shkojnë mendët tek ai”, rrëfimi i familjarëve të të vrarëve në Masakrën e Reçakut

Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në fshatin Reçak

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy persona gjenden pa shenja jete në një vilë në Pejë

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

DnV: Procesi zgjedhor i qetë dhe pa incidente serioze

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Ndihmohen familjet nevojtare në Gjilan me pako ushqimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën