TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndërpritet seanca fillestare ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, ngritet aktakuzë ndaj tre personave

Seanca fillestare e paraparë të mbahej sot ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Gllogjan është ndërprerë, për shkak se mbrojtësit e të akuzuarve u deklaruan se nuk i posedojnë të gjitha deklaratat e dëshmitarëve të dhëna në Polici dhe Prokurori.

Për vrasjen e cila kishte ndodhur më 26 nëntor 2021 në Gllogjan, ku kishin mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit, po akuzohen Kastriot Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Halil Mehmetaj.

Mbrojtësi i të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj, avokati Sylë Lokaj, tha se prokuroria nuk ia ka dërguar të gjitha provat, ku sipas tij, mungojnë dëshmitë dëshmitarëve në polici dhe prokurori, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas avokatit Lokaj, përveç që nuk janë deklaratat e dëshmitarëve nuk e posedojnë as videoincizimin e kamerave, që ishte i cekur në arsyetimin e aktakuzës.

Një pretendim të tillë kishin edhe mbrojtësit e të akuzuarve Kastriot dhe Halil Mehmetaj, avokatët Qëndresa Mekaj dhe Haxhi Qeku.

Prokurorja Sahide Gashi, lidhur me këtë tha se provat që mbrojtja i liston janë në CD, dhe sipas saj, janë shkarkuar nga sistemi SMIL, ku janë të futura të gjitha dokumentet në një vend dhe në atë formë janë bartura në CD.

Mbrojtësit gjithashtu kërkuan lirimin e të akuzuarve nga paraburgimi, pasi që sipas tyre, kishin pushuar arsyet dhe kushtet ligjore, mbi bazën e të cilave ishte caktuar dhe vazhduar paraburgimi, duke propozuar zëvendësimin më ndonjë masë tjetër alternativë apo masë më e butë.

Prokurorja Gashi, e kundërshtoi në tërësi propozimet e mbrojtësve, pasi që sipas saj, ishte vlerësuar thellësisht dhe është vërtetuar përgjegjësia e tyre mbi provat më të cilat mbështet aktakuza.

Sipas prokurores ata edhe nga paraburgimi kishin kërcënuar dhe kanë ndikuar përmes familjareve të tjerë ndaj dëshmitareve që do të dëgjohen në këtë shqyrtim, duke i kërkuar gjykatës që propozimet e mbrojtësve të refuzohen.

Një mendim të tillë kishin edhe përfaqësuesi i të dëmtuarve Arjanit Koci se bashku me të dëmtuarit e tjerë dhe përfaqësuesja e viktimave Zymreta Bashiq.

Gjyqtarja Violeta Husaj-Rugova, lidhur me propozimet e mbrojtësve tha se do të vendos pasi që të lëshohen në shqyrtimin pasi që mbrojta pretendon për disa prova që nuk i kanë dhe pastaj do të vendoset lidhur me propozimet.

Pasi që nuk kishte kushte që të vazhdohet me seancën e shqyrtimit fillestarë, seanca u ndërpre, për të vazhduar më 6 qershor të këtij viti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Luftë me fjalë, lëshime me vepra

Rinia e PDK-së me aksion simbolik para Qeverisë: Luftë me fjalë, lëshime me vepra

Kosova pjesë e një operacioni ndërkombëtar, tre të arrestuar

Arrestohet një person për fajde në Prizren, katër të tjerë në kërkim – dëm prej 700 mijë eurosh

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Orav dhe Kurti reflektojnë mbi marrëdhëniet BE-Kosovë në takimin e lamtumirës

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Shtrenjtohet sërish nafta në Kosovë, kjo është vlera për një litër

FBI shkatërron një grup spiunazhi që vepronte me urdhër të Rusisë, në rrjet edhe një shtetas serbo-malazez

Orav takim lamtumirës me Osmanin: BE është partneri i besueshëm i Kosovës

Orav takim lamtumirës me Osmanin: BE është partneri i besueshëm i Kosovës

McCorrmick i Rahovecit shpallet “MVP i Javës”

McCorrmick i Rahovecit shpallet “MVP i Javës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën