TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Nata e Tmerrit” në Mitrovicë: 26 vjet nga vrasja dhe dëbimi i shqiptarëve

Sot janë bërë 26 vite nga nata e tmerri në veri të Mitrovicës, ku grupe serbë vranë 10 shqiptarë, plagosën 25 të tjerë e dëbuan nga shtëpitë e banesat qindra shqiptarë. Dëshmitarët thonë se ishte njëra nga netët më të tmerrshme të pasluftës.

by Venhar Isufi
5 muaj ago
1 0
A A

Të martën doli në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Por, zhurma që u dëgjua nga këtu, ende jeton me Nexhat Ugljaninin.26 vjet më parë, në këtë vend grupet kriminale serbe lëshuan sirenat.

E pas kësaj, u nisën drejt Lagjes së Boshnjakëve ku banonin shqiptarët.

Me 3 dhe 4 shkurt, këto grupe vranë plot 10 shqiptarë.

“Sirenat kanë qenë këtu, ku pas një kohe tash policia i ka larguar këto sirena, por ata kanë qenë në mënyrë të organizuar në ish-lokalin që është tash në pronën e komuniteti shqiptarë “Dolce Vita”. Ka qenë edhe një zyrë që thirrej “ Për Kosovë dhe Metohi”ku ata në mënyrë të organizuar për 1 minutë arrifshin deri në pesëqind persona kurse “rojtarët e urës” kanë qenë në vende strategjike diku kah pesë deri në gjashtë persona duke qëndruar 24-orë. Ata kanë qenë të mbështetur nga Republika e Serbisë sepse kanë qenë edhe të paguar për krimin dhe destabilizimin e situatës. Por edhe ura këtu ka qenë e vëzhguar”, u shpreh një nga banorët.

Përvec të vrarëve, shumë familje të tjera u dëbuan nga shtëpitë e tyre.

E gjithë kjo skenë, u zhvillua para syve të KFOR-it francez.

“krejt kjo masakër që ka ndodhur, ka ndodhur në prani të ushtrisë franceze dhe policisë së UNMIK-ut. Unë i kom të deponuara nga ata që kanë pësuar deklaratat e tyre kur kanë kërkuar ndihmë nga KFOR-i francez, askush nuk i ka dhënë ndihmë, ata vetëm kanë vëzhguar situatën”01:16…… 01;29 I kanë dërguar në spitalin e improvizuar maroken që ka qenë në lagjën Bajr, nuk i kanë ndihmuar kur shqiptarët i kanë kërkuar ndihmë”, ka thënë Barani.

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e te Drejtave të Njeriut, Halit Barani thotë se atë natë grupet kriminale serbe, vranë edhe një të mitur.

“ Janë pushkatuar dhjetë shqiptarë, gjashtë femra dhe katër meshkuj, në mesin e tyre një fëmijë trembëdhjetë vjeçar, Nderim Ajeti. Janë plagosur me armë zjarri njëzetë e pesë të tjerë, janë keqtrajtuar shumë të tjerë në mënyrë më barbare, 93 shqiptarë pa dallim moshe gjinie, ku dy prej tyre pastaj më 27 dhe 28 shkurt të vitit 2000, kanë ndërruar jetë në spitalin e Prishtinës. Qindra shqiptarë nga banesat dhe shtëpitë e tyre janë larguar”, u shpreh tutje Barani.

“Natën e Tmerrit” në 26 vjetorin, e kanë kujtuar edhe krerët e shtetit të Kosovës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet në Prishtinë një shtetas arab i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person pas vdekjes së 24-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Entin Special në Shtime

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

Arrestohet në Prishtinë një shtetas arab i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Arrestohet një person pas vdekjes së 24-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Raportohet e zhdukur një grua në Rahovec

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Entin Special në Shtime

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në Fushë-Kosovë

Alarmi i mbrëmshëm për bombë në Prishtinë rezulton i rremë

Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen e javës së kaluar në Prishtinë

MINT publikon çmimet maksimale të derivateve për sot, nafta zbret për dy cent

Çmimet maksimale të derivateve për sot

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

Japonia pesëfishon tarifat e vizave për herë të parë që nga viti 1978

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën