Skuadra e Napolit ka kthyer sytë kah sulmuesi Jamie Vardy pas lëndimit të belgut Romelu Lukaku, i cili pritet të qëndrojë për një periudhë të gjatë jashtë fushës.
Veterani Vardy është futbollist i lirë dhe po shqyrton ofertat pasi interesim për shërbimet e tij, tashmë kanë shprehur West Ham Unitedi, Brentfordi e Celticu.
Napoli është i gatshëm ti ofrojë Vardyt kontratë njëvjeçare duke pasur parasysh se Lukaku mund të mbetet deri në tetë muaj jashtë fushe për shkak të lëndimit të pësuar ditë më parë.
Sezoni 2025/26 në Serie A nis këtë fundjavë, ndërsa Napoli po shikon të gjitha opsionet për t’u forcuar me një sulmues.
Vardy ka luajtur për 13 sezone me Lecesterin dhe me këtë skuadër e ka të fituar titullin e kampionit të Anglisë.