TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mustafa: Qeveria aktuale po i mban paratë në sirtar, ekonomia po vuan

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Mustafa: Qeveria aktuale po i mban paratë në sirtar, ekonomia po vuan

Kandidati i PDK-së për deputet, Arben Mustafa, në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë aktuale, duke thënë se shpërndarja e ndihmave financiare nuk ka prodhuar efekt të qëndrueshëm në ekonomi.

Sipas Mustafës, instrumenti kryesor i përdorur nga qeveria gjatë mandatit të saj ka qenë ndihma e njëhershme, e cila fillimisht ishte e arsyeshme gjatë pandemisë, por sipas tij, është vazhduar pa strategji edhe pas përfundimit të krizës shëndetësore.

“Qeveria që po ikën, instrumenti i vetëm që ka mësuar gjatë qeverisjes së saj është ndihma e njëhershme. Ky instrument u aplikua gjatë pandemisë dhe u vazhdua edhe pasi pandemia kaloi, si përgjigje ndaj krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve. Kjo ka qenë e arsyeshme në një krizë të jashtëzakonshme, por nuk bën pjesë në mesin e instrumenteve strukturore për të luftuar inflacionin”, ka thënë Mustafa.

Ai ka kritikuar edhe menaxhimin e buxhetit, duke theksuar se qeveria ka mbajtur rezerva të larta shtetërore, por pa i kthyer ato në ekonomi përmes investimeve.

“Kemi një qeveri që ka mbajtur rezervat më të larta shtetërore, ka mbledhur taksat dhe i ka mbajtur të pashpenzuara në ekonomi. Po e thith likuiditetin nga tregu dhe nuk po ia kthen tregut prapë. Për shembull, investimet kapitale janë më të ulëtat që i ka pasur ndonjëherë Kosova”, ka deklaruar ai.

Mustafa ka shtuar se, ndonëse janë paraparë shuma të mëdha për investime kapitale, realizimi i tyre ka qenë i ulët.

“Në investimet kapitale ne parashikojmë të investojmë rreth një miliard euro në vit, por investime që realizohen. Kjo qeveri ka pasur të planifikuara rreth 900 milionë euro, por ka realizuar vetëm rreth 500 milionë euro”, ka përfunduar Mustafa.

Tags: Arben MustafaKendi i debatitpdkTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Shkodra: Gjendja është tërësisht e pashpresë, me këtë opozitë Kurti do të qeverisë pa problem edhe 4 vite

Shkodra: Gjendja është tërësisht e pashpresë, me këtë opozitë Kurti do të qeverisë pa problem edhe 4 vite

Krasniqi: PDK-ja ka gabuar që figurën e Thaçit e ka reduktuar vetëm në lider politik

Krasniqi: PDK-ja ka gabuar që figurën e Thaçit e ka reduktuar vetëm në lider politik

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

Spahiu: Me ligjin për Specialen, Kurti rrezikon edhe vetë të përfundojë në Hagë

SPAK i dërgon fletëthirrje Sali Berishës

Berisha: Jemi në prag të një fitoreje mbarëshqiptare, qeveria po përballet me pakënaqësi në rritje

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Samsung vjen me një surprizë së shpejti

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Haxhiu: Nëntori është muaji i historisë sonë, kjo festë na bashkon dhe na mban të fortë

Napoli i merr pikë Cityt në “Etihad”

Napoli i merr pikë Cityt në “Etihad”

Emisioni “Info Nata” 24.11.2026

Emisioni “Info Nata” 24.11.2026

Reali me fitore të thellë ndaj PSV

Reali me fitore të thellë ndaj PSV

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën