TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, qeveria të koordinohet me aleatët

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, qeveria të koordinohet me aleatët

Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje të ngadalësuar ekonomike. Ani, pse sipas Qeverisë aktuale, ekonomia e vendit ka shënuar progres me një rritje mesatare prej 7.9 për qind, ndonëse kjo rritje nuk po konsiderohet reale nga themeluesi i Institutit për Kërkim Zhvillimor “Riinvest”, Muhamet Mustafa.

Sipas tij, me rënien e investimeve dhe e eksportit, ka bërë që vendi të ketë rritje të ngadalësuar ekonomike.

Duke folur për faktorët që kanë goditur ekonominë e vendit, ai vlerëson se masat e vendosura nga Bashkimi Evropian karshi Kosovës, duhet të hiqen sa më shpejtë, për çfarë thotë se qeveria duhet të koordinohet me aleatet ndërkombëtar sa më shumë.

Mustafa kërkon nga qeveria të lehtësojë me masa të ndryshme aktivitetet e bizneseve, e po ashtu në këtë drejtim të përmirësohet imazhi i vendit në mënyrë që të kemi më shumë investime të huaja.

“Kosova në këto vitet e fundit ka një rritje ekonomike, por të ngadalësuar në krahasim me gjendjen para COVID-it, d.m.th është rritje e ngadalësuar. Investimet kanë rënë, investimet publike sidomos këto disa viteve të fundit, mandej eksporti ka pas një rritje shumë më të vogël apo një rënie krahasim me vitet e kaluara. Pra, kur ka më pak investime, më pak eksport, është e natyrshme që rritja ekonomike të ngadalësohet. Qeveria duhet të lehtësojë me masa të ndryshme aktivitetet e bizneseve dhe të promovojë një ndërmarrësi, një imazh të Kosovës për të tërhequr investime të jashtme. Në këtë drejtim, qeveria ka shumë punë të tejkalojë këtë trend që nuk është shumë i volitshëm”, thotë Mustafa.

Sa i përket klimës së të bërit biznes, Mustafa thotë se pavarësisht premtimeve të qeverisë në këtë drejtim, ende nuk shihen rezultate konkrete sa i përket heqjes së barrierave në këtë drejtim.

Mustafa thotë se ende vendi përballet me probleme në arsim, shëndetësi e të tjera.

Sipas tij, ka nevojë që qeveria të bazojë vendimet e veta në një evidencë më të mirë profesionale, shkencore e kërkimore, e po ashtu të krijojë një bashkëpunim me institucionet arsimore.

Ndërsa, shqetësuese mbeten edhe masat e BE-së ndaj Kosovës tash e një kohë të gjatë. Mustafa derisa thotë se këto masa janë të padrejta, ai vlerëson se nevojitet me shumë koordinim nga qeveria me aleatët ndërkombëtar.

“Kosova duhet t’i ndërmerr disa aktivitete që janë të dakorduara me bashkësinë ndërkombëtare, të ndërmarrë ato që duhet, të sjellë veten në një pozicion më pro aktiv dhe të tërhiqet prej një situate defensive siç ka qenë deri tash”, thotë Mustafa.

Masat e vendosura nga Bashkimi Evropian janë vendosur vitin e kaluar si pasojë e mos përmbushjes së kërkesave të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Tags: ekonomia në KosovëMuhamet MustafaQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila diskuton me homologun turk për zgjerimin e marrëveshjes për Tregti të Lirë

Kusari-Lila diskuton me homologun turk për zgjerimin e marrëveshjes për Tregti të Lirë

Paraburgim ndaj 19 të dyshuarve për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

Kusari-Lila diskuton me homologun turk për zgjerimin e marrëveshjes për Tregti të Lirë

Kusari-Lila diskuton me homologun turk për zgjerimin e marrëveshjes për Tregti të Lirë

Paraburgim ndaj 19 të dyshuarve për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Irani hap zjarr ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA vazhdojnë bllokadën e tyre

Irani hap zjarr ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa SHBA vazhdojnë bllokadën e tyre

Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

Rrjeti i lidhur me Vuçiqin dhe Veselinoviqin nën hetim nga FBI për pastrim parash në SHBA

Njoftohet Komiteti Kombëtar Palestinez për menaxhimin dhe rindërtimin e Gazës

Sulmet izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin dy të tjerë në Gaza

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Baras në Klinë e Ferizaj pas pjesëve të para

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Bayerni mbetet në garë për Asllanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën