Sipas tij, prova të vlefshme mund të jenë vetëm ato që janë të mbledhura direkt nga tereni e jo të përgatitura nga institucionet e Serbisë.
“Gjykata Speciale ka konstatuar se në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk ka pasur hierarki. Problemi kryesor në procese gjyqësore ekziston te provat dhe çka vërteton ajo provë. Nëse nisemi nga provat që janë dorëzuar nga Serbia, mund të themi se 100 përqind janë të falsifikuara. Nuk mundet një institucion i hetimeve në Serbi të ketë njohuri për çështjet që kanë ndodhur në Kosovë, për shkak se nuk janë më të njëjtit që kanë qenë në regjimin e Millosheviqit. Të vetmet provat të vlefshme që mund të jenë, janë provat që mblidhen direkt nga tereni dhe jo nga dëshmitarë të cilët janë paguar dhe janë përgatitur nga institucionet e Serbisë”, tha Musa i ftuar në emisionin “Infonata”.
Musa në Tëvë1 tha se regjimi i tashëm i Serbisë ka krijuar dëshmitarë artificialë, madje sipas tij, i ka blerë ata që të flasin kundër UÇK-së.