TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Murati: Gjykata Kushtetuese, vegël e gardës së vjetër politike

by Tëvë1
5 muaj ago
4
A A
Murati: Opozita nuk po përkrah largimin e Listës Serbe nga udhëheqja e Kuvendit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka reaguar ashpër ndaj vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar atë për qasje të njëanshme dhe të varur nga përkatësitë partiake.

Murati thotë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese “po varen nga ajo se cila parti është në pyetje”, dhe sipas tij, kjo nuk përfaqëson drejtësi, por një “arbitraritet klientelist” që ka për qëllim t’i japë pushtet atyre që nuk arritën ta fitojnë në zgjedhje.

Ai rikujton disa prej vendimeve të mëparshme të Kushtetueses, duke përmendur se në vitin 2014 Gjykata i kishte dhënë përparësi PDK-së, në mënyrë që të mbetej në pushtet. Sipas tij:

“1. Qeveria nuk mund të formohej pa fituesin e zgjedhjeve, pra PDK-në. Nëse nuk ishte PDK-ja në Qeveri, vendi duhej të shkonte në zgjedhje.
2. Pozita e Kryetarit të Kuvendit i takonte fituesit të zgjedhjeve, pra PDK-së, dhe deputetët s’kishin rrugë tjetër pos ta realizonin këtë, qoftë me votim të hapur, të fshehur, apo çfarëdo forme tjetër.”

Murati vazhdon me shembullin e vitit 2020, ku sipas tij, Gjykata Kushtetuese ndryshoi qasjen kur i dha të drejtë Presidentit të atëhershëm të mandatojë një qeveri pa fituesin e zgjedhjeve (VV-në).

Ai thekson se në vitin 2025, Gjykata ka bërë një tjetër kthesë, këtë herë duke vendosur që votimi për Kryetar Kuvendi të bëhet vetëm me votim të hapur dhe duke kufizuar numrin e tentimeve në tri, “sepse fituesi është Lëvizja Vetëvendosje”.

“Kjo e fakton padyshim se vendimet e kësaj Gjykate nuk bazohen në Kushtetutë, por në atë se cila parti është në pyetje”, theksoi Murati.

Në fund të reagimit të tij, ai paralajmëron se qytetarët do ta japin sërish përgjigjen në zgjedhje, ashtu siç bënë më 14 shkurt 2021.

Tags: Hekuran MuratiTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri: Çdo lindje është një investim për të ardhmen tonë

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Pse duhet të zgjidhet Haradinaj president, tregon Krasniqi

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Emisioni “Info Nata” 09.01.2026

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Krasniqi: Sikur Kurti të punonte me ritmin e fushatës si kryeministër, do të kishim rezultate më të mira edhe në qeverisje

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Skandal diplomatik, Bërnabiq refuzon t’i takojë deputetët e BE-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën