TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Munishi nuk e llogarit mbijetesën me Dukagjinin, e ëndërron Evropën

by tëvë1
1 vit ago
5
A A
Munishi nuk e llogarit mbijetesën me Dukagjinin, e ëndërron Evropën

Ismet Munishi, nuk e llogarit mbijetesën në Superligë me Dukagjinin, por po e mendon Evropën të cilën e sheh të arritshme me shumë vështirësi.

Në një intervistë për emisionin “Sprint” në Tëvë 1, trajneri prishtinas ka thënë se është i kënaqur me rezultatet e Dukagjinit në stinorin vjeshtor, ndonëse e pranon se kanë mundur të marrin edhe më shumë pikë.

“Synimi i Dukagjinit? Me të thënë të drejtën ne kemi shumë pak gjasa për garat evropiane, por do të luftojmë fuqishëm për garat evropiane, ky është qëllimi jonë”, ka thënë Munishi.

Ai ka thënë se është i kënaqur me ecurinë në vitin e kaluar, por që kanë mundur më shumë.
“Në përgjithësi jam i kënaqur. Kemi mundur edhe më mirë dhe me pak fat kemi mundur të kemi më shumë pikë. Nuk është që nuk kemi pas edhe gabime, i kemi analizuar ato e kemi ditur çka na mungon, do të mundohemi që t’i përmirësojmë këto gabime që i kemi si skuadër dhe të paraqitemi sa më mirë në pranverë.”
Pas 18 ndeshjeve në vjeshtë, Dukagjini zë vendin e shtatë me 21 pikë të mbledhura, ku ka regjistruar 6 fitore, 3 barazime dhe 9 humbje, derisa skuadra është në vlugun e përgatitjeve për pranverën e nxehtë.

Të shtunën, Dukagjini do ta marrë rrugën drejt Turqisë, ku trajneri Munishi do ta kompozoj ekipin e tij për stinorin pranveror, i cili nis në fillim të muajit të ardhshëm.
Sa i përket përforcimeve, Munishi ka folur edhe për sulmuesin e talentuar të Skënderbeut, Etienne Tare, i cili është i biri i ish-sulmuesit të Shqipërisë, Igli Tare. Edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje rreth tij, Munishi pret shumë nga Etienne në pranverë.

“E kemi marrë prej Skënderbeut, është qendërsulmues, lojtar shumë i mirë edhe jemi në pritje të disa futbollistëve të tjerë. E kemi marrë edhe një djalë shumë të talentuar brenda kampionatit të Kosovës por që nuk po e përmend emrin e tij, për momentin është vetëm Ettiene, një lojtar që ka luajtur te grupmoshat e reja të Lazios, atje është formuar si lojtar”, ka thënë Munishi.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Bayern-PSG, sonte caktohet rivali i Arsenalit në Champions

Bayern-PSG, sonte caktohet rivali i Arsenalit në Champions

FFK-ja zotohet për ndriçim e tribuna të reja në stadiume

FFK-ja zotohet për ndriçim e tribuna të reja në stadiume

Arsenali mposht Atleticon, kalon në finale të Championsit

Arsenali mposht Atleticon, kalon në finale të Championsit

Arsenali po avancon pas pjesës së parë

Arsenali po avancon pas pjesës së parë

Bayern-PSG, sonte caktohet rivali i Arsenalit në Champions

Bayern-PSG, sonte caktohet rivali i Arsenalit në Champions

FFK-ja zotohet për ndriçim e tribuna të reja në stadiume

FFK-ja zotohet për ndriçim e tribuna të reja në stadiume

​Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së

​Specialja konfirmon zgjatjen e afatit për shpalljen e vendimit për katërshen e UÇK-së

Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Haxhiu me thirrje për bashkatdhetarët: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

LDK-ja mohon koalicionin me PDK-në, Rama flet për bashkëqeverisje me disa parti në Prishtinë

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro në Ferizaj

Sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 16 mijë euro në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën