Një rast i grabitjes është raportuar të ketë ndodhur në Lipjan, ku cak ishte një grua.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme nga vetë viktima, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.
Bazuar në dyshimet e para, personi i dyshuar, që akoma nuk është identifikuar, nën kërcënim ia ka plaçkitur një shumë të parave.
Pas raportimit, me vendim të prokurorit rasti është iniciuar dhe kanë nisur hetimet.







