TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mungesa e mësimdhënësve të gjuhës gjermane

by Doresa Geci
3 vjet ago
0
A A
Mungesa e mësimdhënësve të gjuhës gjermane

Shkollat në Prishtinë tash e disa muaj janë duke u përballur me mungesë të mësimdhënësve të gjuhës gjermane. Në shkollën e fshatit Barilevë, drejtoresha e shkollës po angazhohet që të mbaj procesin mësimor. Komuna e Prishtinës pranon se në disa shkolla kanë angazhuar studentë të gjuhës gjermane, kurse SBASHK-u thotë së shpejti pritet të ballafaqohemi edhe mungesa tjera.

Tash e tre muaj, përveç punëve menaxheriale në shkollë, drejtoresha e shkollës “Ali Kelmendi “ në fshatin Barilevë të Prishtinës ka edhe punë të tjera.

Në mungesë të arsimtares së gjuhës gjermane, drejtoresha Bedrie Pireva Shala, bashkë me psikologen e shkollës, duhet t’i bëjnë edhe aktivitetet tjera me nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Drejtoresha shprehet se e kanë të vështirë të gjejnë profesionistë të kësaj fushe, të cilët dëshirojnë të punojnë në shkolla.

E kjo situatë është duke vështirësuar procesin mësimor.

Për më pak se një vit, në këtë shkollë, e kanë lëshuar punën dy mësimdhënëse të gjuhës gjermane.

E arsyeja është pagesa e vogël që iu ofrohet në sistemin arsimor.

E jo vetëm në këtë shkollë, mungesa të tilla ka edhe në disa shkolla të tjera në komunën e Prishtinës.

Por nga kjo komunë thonë se kanë bërë një zgjidhje.

“Mungesë kemi në disa shkolla, kryesisht të fshatrave. Mungesat e mësimdhënësve deri në përfundim të procesit të rekrutimit të stafit arsimor jemi duke i mbuluar me studentë të vitit të katërt, në mungesë të kuadrove”, kanë deklaruar nga Komuna e Prishtinës.

E largimi i këtyre kuadrove nga shkollat, sipas kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit po ndodh për shkak të zhgënjimit të tyre me ligjin për paga.

Madje ai pret që jo vetëm mësimdhënësit e gjuhës gjermane, por edhe disa të lëndëve tjera po largohen nga sistemi arsimor.

Nga SBASHK po ashtu kanë bërë të ditur se numri i mësimdhënësve që kanë kërkuar pushim pa pagesë pas liberalizimit të vizave ka shkuar mbi 300.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, do ta bëjmë

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti takohet pasdite me ambasadorin e BE-së, pritet t’i dorëzohet Raporti për Kosovën

Kryeprokurori Zejnulla Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë në vend

Kryeprokurori Zejnulla Gashi cakton mbikëqyrës për të gjitha prokuroritë në vend

Kreu i LDK-së, Abdixhiku: Kosovës i duhet një ‘SPAK’, do ta bëjmë

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Real Madridi e Liverpooli sfidohen nga AEK e Fenerbahçe

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Prishtina kërkon hakmarrjen në Gjilan ndaj Dritës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën