TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muja: Ky buxhet është i rritjes së zhvillimit ekonomik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Muja: Ky buxhet është i rritjes së zhvillimit ekonomik

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka kërkuar nga deputetët që të votohet Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Muja ka thënë se ky buxhet i ka katër orientime kryesore, që sipas tij trajtohen deri në themel.

“Sot po e paraqesim buxhetin e vitit 2025 dhe janë katër orientime kryesore se ku do të kontribuojë ky buxhet. E para është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, zhvillimi i barabartë njerëzor, siguria dhe sundimi i ligjit dhe në fund qeverisja e mirë. Këto janë katër prioritete që ky buxhet i trajton në themel. Në lidhje me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik do të shpenzohen mbi 500 milionë euro në kategori të ndryshme.

Në kuadër të trajtimit të këtij prioriteti të rëndësishëm përfshihen investime thelbësore në infrastrukturën rrugore, hekurudhore, por edhe përmirësimin e komunikimit me rrjetet pan evropiane të transportit. Autostrada Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Pejë, Prishtinë-Gjilan, lidhja Prizren-Tetovë, por edhe lidhjet Plavë-Deçan-Plavë, dhe Pejë-Rozhajë parashihen të jenë prioritete të rëndësishme në kuadër të investimeve infrastrukturore. Ajo që është po ashtu e rëndësishme, është që buxheti prioritizon energjinë e ripërtritshme dhe investimet për t’i bërë bizneset tona më konkurruese dhe për të përshpejtuar transformimin digjital si formë e rritjes së konkurruesmërisë së industrive të ndryshme në Kosovë”,nënvizoi Muja.

Muja ka thënë se 5 milionë euro janë ndarë për çerdhe të reja si dhe buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës.

“Janë katër aspekte që trajtohen këtu: përmirësimi dhe zgjerimi i qasjes në arsim. Janë 5 milionë euro që dedikohen për çerdhe të reja. Buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës. Prioriteti për përmirësim të shëndetësisë, buxheti parasheh buxhet rekord rekord për shëndetësi, tejkalon 370 milionë euro”, tha ai.

Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë buxhetin e Kosovës.

Por, nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se e kanë shumicën parlamentare për ta votuar buxhetin e Republikës për vitin e ardhshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: AAK do të garojë e vetme në zgjedhje, nuk ka kërkesë serioze nga VV-ja për bashkëpunim

Haradinaj përkujton masakrën e Abrisë së Epërme: Lavdi e përjetshme martirëve

Gërmime në Mitrovicë, gjenden eshtrat e së paku dy të zhdukurve gjatë luftës

20-vjeçari plagos veten me armë në Ferizaj, dyshohet se iu shkrep gjatë rrëzimit

Motoristët veteranë të UÇK-së nisen nga Vërmica drejt Prishtinës

Motoristët veteranë të UÇK-së nisen nga Vërmica drejt Prishtinës

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Vdes 19-vjeçari pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren

​Operacioni në Tiranë dhe Shkodër, goditet grupi i trafikut të drogës

​Operacioni në Tiranë dhe Shkodër, goditet grupi i trafikut të drogës

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Vdes 19-vjeçari pas vetaksidentit në rrugën Suharekë – Prizren

Hamza takon kandidatët për deputet, premton kthim të stabilitetit dhe zhvillimit për Kosovën

Hamza fton qytetarët në protestën e 1 tetorit në Prishtinë: Le të bashkohemi kundër padrejtësisë

​Peticioni me mbi 14 mijë nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

​Peticioni me mbi 14 mijë nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën