TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

MPJD: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur nga tërmetet në Turqi

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
MPJD: Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur nga tërmetet në Turqi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se nuk ka asnjë kosovar që është mesin e viktimave nga tërmetet që kanë goditur Turqinë.

Kjo pas disa deklaratave se janë 70 shqiptarë në mesin e të vdekurve nga tërmetet shkatërruese atje.

Reklamë

“Për sa i përket deklarimeve publike të z. Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ju njoftojmë se bëhet fjalë për familje/persona,  që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare”, thuhet në njoftim

Tutje MPJD ka bërë të ditur se që nga data kur ndodhi tërmeti i parë ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas/qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për tu kthyer në Kosovë.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, në vijim të komunikimeve me diasporën tonë në Turqi, përfshirë edhe me persona që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, ka kontaktuar dhe ka biseduar edhe me z. Kaya, gjatë javës së kaluar, i cili  ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim, transmeton teve1.info

MPJD po ashtu ka dhënë detaje nga kontaktet që ka pasur me qytetarë kosovarë në zonat e prekura nga tërmetet në Turqi, qysh prej ditës kur ndodhën tërmetet e para e deri dje.

Njoftimi i plotë:

Nuk ka asnjë shtetas të Kosovës të vdekur në Turqi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton se në mesin e viktimave nga tërmeti që ka goditur Turqinë nuk ka asnjë shtetas kosovar.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara që nga data 6 shkurt kur ka ndodhur tërmeti ka pasur kontakte të vazhdueshme me shtetas/qytetarë të Kosovës që jetojnë apo veprojnë në Turqi dhe ata janë asistuar nga ambasada për çfarëdo nevoje që kanë pasur, qoftë për transport, qoftë sigurim të fletudhëtimeve për tu kthyer në Kosovë.

Për sa i përket deklarimeve publike të z. Evren Kaya, kryetar i Shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve të Turqi, se 70 shqiptarë janë në mesin e të vdekurve, ju njoftojmë se bëhet fjalë për familje/persona,  që kanë shtetësi turke, por janë me prejardhje të vjetër shqiptare.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, në vijim të komunikimeve me diasporën tonë në Turqi, përfshirë edhe me persona që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, ka kontaktuar dhe ka biseduar edhe me z. Kaya, gjatë javës së kaluar, i cili  ka informuar se ai dhe familja e tij janë mirë dhe nuk kanë pësuar lëndime.

Ndërsa më poshtë gjeni përditësimin me informata për qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti.

Këto informata janë për datat 10 -13 shkurt 2023:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, është kontaktuar ditën e premte (10 shkurt) nga dy studente nga Kosova, të cilat kanë njoftuar se gjenden në qytetin Adana. Gjatë komunikimit me stafin e Ambasadës, studentet kanë konfirmuar se janë të vendosura në konviktin universitar dhe se janë mirë me shëndet. Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara po vazhdon komunikimin me të dy studentet dhe po shqyrton të gjitha mundësitë që të realizoj kthimin e tyre në Kosovë.

Me datë 13 shkurt, Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është kontaktuar nga një familje nga Kosova që ka arritur të largohet nga qyteti Gaziantep në Ankara, dhe ka nevojë për fletë udhëtime për tu kthyer në Kosovë.

Në pasditen e së hënës(13 shkurt), pas komunikimit sërishëm me ambasadën, familja kanë deklaruar se  do të vendosin brenda dy ditësh se a do të udhëtojnë për Kosovë dhe rrjedhimisht të vazhdohet me përgatitjen e fletudhëtimeve.

Në numrat emergjent të Ambasadës janë lajmëruar edhe qytetarë të tjerë të Kosovës, të cilët kanë dhënë informata se janë të sigurt dhe se nuk janë prekur nga tërmeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, si dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Stamboll, janë vënë në gjendje gatishmërie për t’u ofruar ndihmë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në zonat e goditura nga tërmeti.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti, të cilët kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

A duhet t’i kthejnë deputetët pagat për seancat e pavlefshme?

A duhet t’i kthejnë deputetët pagat për seancat e pavlefshme?

Kosova po humb jetët në rrugë – Aksidentet me fatalitet ngrenë alarmin për mungesë sinjalizimi

Kosova po humb jetët në rrugë – Aksidentet me fatalitet ngrenë alarmin për mungesë sinjalizimi

A po largohen mësimdhënësit nga vendi?

A po largohen mësimdhënësit nga vendi?

Lille ia cakton çmimin Zhegrovës, 20 milionë euro për yllin dardan interesim i madh nga Evertoni

Edon Zhegrova ftohet nga Lille për ndeshjen ndaj Monacos

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Ikona franceze mbështet Yamal për ta fituar Topin e Artë para Dembeles

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

Pse prindërit në Kosovë po i braktisin fëmijët e tyre?

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

“Për Kosovë ja vlen” – Mbi pesë orë pritjet të shtunën në Merdarë për të dalë nga Kosova

Jose Mourinho po lidhet me një rikthim shokues në Ligën Premier

Jose Mourinho po lidhet me një rikthim shokues në Ligën Premier

A duhet t’i kthejnë deputetët pagat për seancat e pavlefshme?

A duhet t’i kthejnë deputetët pagat për seancat e pavlefshme?

Kosova po humb jetët në rrugë – Aksidentet me fatalitet ngrenë alarmin për mungesë sinjalizimi

Kosova po humb jetët në rrugë – Aksidentet me fatalitet ngrenë alarmin për mungesë sinjalizimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X