Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot në vend.
Sipas IHMK-së, sot do të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell.
“Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta”, bëhet e ditur në njoftim. /Teve1.info/







