Mot i vranët dhe me intervale me diell do të jetë të mërkurën në Kosovë.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale sipas IHMK-së do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-22 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./teve1.info/