TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Molliqaj: Kurti shpreson dhe dëshiron konflikt në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Molliqaj: Kurti shpreson dhe dëshiron konflikt në veri

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj thotë se strategjia e kryeministrit, Albin Kurti është që në kulmin e tensionit të arrijë marrëveshje me Serbinë.

“Për nga karakteri i pushtetit që na ka treguar deri tash kryeministri është që të gjitha kompromiset i ka bë përmes rrugës së tensionit. Pra nëse më herët është shkaktuar tension, është qetësuar situata dhe kemi shkuar në marrëveshje, modeli që kryeministri ynë aktual po e bën është: tension, marrëveshje, tension, marrëveshje. Pra, në kulmin e tensionit po shkon te marrëveshja: edhe për targa, edhe për letërnjoftime, edhe për zgjedhjet që u patën shty, edhe tani këto të fundit. Prandaj edhe unë besoj që për nga karakteri politik i tij i vendimmarrjes, ai po shkon te kompromiset, te koncesionet përmes tensionimit”, ka thënë Molliqaj.

Në Respublika në Tëvë 1, ai shton se kryeministri shpreson dhe dëshiron të ketë konflikt në veri, madje nuk do ta refuzonte as konflikttin me Serbinë nëse NATO do ta mbështeste Kosovën.

“Gjithmonë ai sipas bindjes tonë shpreson dhe dëshiron me pasë konflikt. Ne besojmë që ai do të donte të ketë konflikt në veriun e Kosovës. Ai do të kishte qejf edhe me Serbinë nëse NATO do ta mbështeste Kosovën qysh po e mbështetë Ukrainën. Pra e ka një shpresë qaty”, ka deklaruar ai.

Sipas Molliqajt, nëse krijohet Asociacion me kompetenca të veçanta për veriun, kjo tregon që Kurti e do pushtetin më shumë se Kosovën.

“Dy gjëra janë këtu: Mënyra qysh bën kompromis është e ndryshme dhe dy, ky shpreson që mos po mundet me e futë bashkësinë ndërkombëtare në atë grackë apo kurthë për me e shti. Tash dyjat shkojnë këtu – herë njana e herë tjetra është më e rëndësishme. Rezultati për mu është i rëndësishëm. Se nashta çfarëdo synimi të ketë ai, është e rëndësishme. Qe po supozojmë se krejt çka po them unë këtu, s’është e vërtetë. Nëse rezultati i krejt këtyre është Asociacioni me kompetenca që do t’i ketë, me kompetenca të veçanta për veriun, mua më tregon që ky ka çu ujë në atë mulli dhe prapë nuk mendoj që veç e ka dashtë apo po do për Serbinë, po e ka dashtë pushtetin e vet ma shumë sesa Kosovën dhe rrjedhimisht ka bo sene që e kanë rreziku Kosovën duke dashtë me e rritë pushtetin. Se është e qartë që mbështetja po i rritet kur po bën gjeste të tilla por pushteti i Kosovës po dobësohet”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet

Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, policia nis hetimet

Policia sekuestron 10 motoçikleta dhe shqipton 57 gjoba brenda një dite në Prishtinë

Policia sekuestron 10 motoçikleta dhe shqipton 57 gjoba brenda një dite në Prishtinë

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale në Han të Elezit

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Bastisje në burgun e Dubravës, policia gjen marihuanë

5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ndalon 128 palë këpucë të dyshuara për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale në Han të Elezit

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 28 dhjetorit, paralajmëron angazhim të shtuar policor

Bastisje në burgun e Dubravës, policia gjen marihuanë

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Këto janë çmimet maksimale të naftës dhe benzinës për ditën e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën