TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Moisiu: Sulmi në Banjskë i organizuar direkt nga Beogradi

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Moisiu: Sulmi në Banjskë i organizuar direkt nga Beogradi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu gjatë konferencës së Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar ka qenë i organizuar direkt nga Beogradi zyrtar.

“Ka pasur përkeqësime shumë shqetësuese siç rasti në komunën e Zveçanit dhe sulmi në Banjskë, të cilat dihet botërisht se janë të organizuara direkt nga Beogradi. Kohët e fundit, presidenti Vuçiq pas asnjë lloj droje ka dhënë porosi të reja për serbët e veriut për të ashtuquajtura kushte për zgjidhjen midis dy vendeve. Disa prej tyre janë edhe shumë të çuditshme, siç është rikthimi i kuadrove serb në polici, gjyqësi e të tjera institucione sikur ata i largoi qeveria e Kosovës nga këto vende, pa përmendur fare pse ndodhën dhe pse deri më tani nuk janë rikthyer. Kam përshtypjen se serbët që banojnë në këto zona janë më të sinqertë dhe më të interesuar për të bashkëjetuar miqësisht dhe paqësisht me fqinjtë e tyre shqiptar. Por përpjekjet dhe dëshirat e tyre janë ngatërruar dhe penguar nga disa aksione të urdhëruara nga Beogradi”, tha Moisiu, raporton RTK.

Tutje ai theksoi se dëshira e popullit serb, që kanë lindur ose ka një kohë të gjatë që bashkëjetojnë në këto vise nuk u morën parasysh nga politika e Beogradit.

“Përkundrazi ata që ngulën këmbë në vazhdimin e traditës u terrorizuan dhe u asgjësuan, siç ndodhi me të ndjerin Oliver Ivanoviq. Tani situata paraqitet sikur veprimet e shkëputjes u bën të provokuara nga Prishtina zyrtare. Megjithatë, po e lëmë mënjanë atë që ndodhi. Situata është përkeqësuar nga ultimatumi i 4 shtatorit dhe kjo ndodh në kohën kur të gjithë thoshin që të zbatohen ato që janë pajtuar në Bruksel dhe Ohër. Është krijuar përshtypja se në këtë situatë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme më shumë janë interesuar të tjerët për stabilitet sesa ne ballkanasit”, shtoi Moisiu.

Ish-presidenti shqiptar kërkoi nga faktori ndërkombëtarë që të kthejnë sytë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, që sipas tij, janë lënë në harresë.

“Askush nuk kujtohet për pjesën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E kemi për detyrë të vëmë drejtësi për të gjithë. Kjo duhet të bëhet nëse vërtet mendohet për paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet dy popujve. Institucionet evropiane, si BE e OSBE, duhet t’i kthejnë sytë më shumë e më rreptë nga ky rajon, që është lënpë po thuajse në harresë. Edhe atje banojnë njerëz, që duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre si të gjithë të tjerët”, tha Moisiu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

E dyshuara ndalohet për 24 orë pasi sulmoi një polic dhe lëndoi dy të tjerë gjatë arrestimit

Sulmohet inspektori i Komunës së Prishtinës, tre të dyshuarit në arrati

Sulmohet inspektori i Komunës së Prishtinës, tre të dyshuarit në arrati

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën