TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Modriq arrin shifrën e 200 ndeshjeve ndërkombëtare

by teve1.info
1 orë ago
0
A A
Modriq arrin shifrën e 200 ndeshjeve ndërkombëtare

Ikona kroate, Luka Modriq, është bërë vetëm lojtari i katërt që ka arritur në shifrën e 200 ndeshjeve ndërkombëtare. Ndeshjen e 200-të, mesfushori legjendar e luajti në fitoren 1:0 të Kroacisë ndaj Panamasë, të mërkurën në mëngjes.

Vetëm edhe tre lojtarë të tjerë i kanë 200 e më shumë ndeshje për përfaqësueset e tyre. Cristiano Ronaldo aktualisht është i pakrahasueshëm me 230 ndeshje. Bader Al-Mutawa i Kuvajtit i ka 202 ndeshje, por tashmë e ka përfunduar karrierën. Dhe menjëherë pas tij janë Lionel Messi me 201 ndeshje dhe Modriqi me 200.

40-vjeçari Modriq ka debutuar për Kroacinë më 1 mars 2006. Dhe 20 vjet më pas i ka plot 200 ndeshje ndërkombëtare.

Modriq ka shkruar histori për Kroacinë duke e udhëhequr drejt vendit të dytë në botë në vitin 2018 dhe drejt vendit të tretë në vitin 2022. Në vitin 2023, Kroacia ishte edhe finaliste e Ligës së Kombeve.

Mesfushori kroat ka karrierë të jashtëzakonshme edhe në nivel klubesh. Së fundi luajti për Milanin, por shkroi histori për Real Madridin ku luajti nga viti 2012 e deri në vitin 2025. Me Madridin i ka fituar gjashtë trofe të Championsit, katër tituj të La Ligas dhe shumë e shumë trofe të tjerë.

Ndeshja e 200-të nuk është vlerësuar prej më të mirave të Modriqit nga mediat kroate. Ai megjithatë kishte 69 pasime të sakta prej 78 tentimeve. Modriqi në të gjitha 19 ndeshjet që i ka luajtur në Kampionate Botërore ka pasur saktësi të pasimeve prej të paktën 80 për qind.

“Të luash 200 ndeshje për vendin tënd është e arritur e çmendur. Ai është shumë i rëndësishëm për ne, lideri ynë i madh, kapiteni ynë. Jemi shumë mirënjohës që e kemi”, ka thënë mbrojtësi i Kroacisë, Marin Pongraçiq.

Përfaqësuesja kroate u kujdes që ky moment historik të mos kalonte pa bujë. Për xhiron e nderit, lojtarët veshën bluza të veçanta me mbishkrimin “trashëgimi e pafundme”, para se të hedhnin kapitenin e tyre në ajër në shenjë festimi.

Për Ante Budimirin, që shënoi golin e fitores, fitorja në ndeshjen jubilare të Modriqit ishte e veçantë.

“Nuk ka shumë lojtarë në botë që luajnë më shumë se 200 ndeshje për ekipin e tyre nacional. Ta shohësh bluzën dhe të dish që ajo erdhi me një fitore kaq të rëndësishme, e bëri atë edhe më të veçantë. Jemi të lumtur për të dhe të lumtur që e kemi kapiten”, ka thënë Budimir.

Vetë Modriq ka folur për fitoren shumë të vështirë.

“Të arrish 200 ndeshje me fanellën më të dashur është vërtetë diçka e pabesueshme. Jam i lumtur dhe krenar për këtë. Ishte ndeshje shumë e vështirë, nga fillimi e deri në fund. Po luajmë me një ngarkesë, që nuk jemi të relaksuar. E kemi ditur rëndësinë e ndeshjes dhe kjo është vërejtur”, ka thënë Modriq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Messi mbush 39 vjet

​Messi mbush 39 vjet

Anglia barazon me Ganën

Anglia barazon me Ganën

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

Portugalia fiton bindshëm ndaj Uzbekistanin

Infrantino kritikohet nga Philipp Lahm

Infrantino kritikohet nga Philipp Lahm

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

SHBA-ja dhe Irani do të hapin një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për të shmangur keqkuptimet

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

“Në Kosovë ndihesh si në familje”: Turistët zbulojnë “perlën e fshehur” mes maleve të Ballkanit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

“Nuk e harrojmë Çamërinë”, nga Prishtina dërgohet mesazh në 82-vjetorin e gjenocidit grek

Fillon instalimi i kamerave të sigurisë publike në Mitrovicë

Fillon instalimi i kamerave të sigurisë publike në Mitrovicë

Shpërthejnë pakënaqësitë në LDK – A po jep dorëheqje Abdixhiku?/ Rusia “kërcënon” Evropën! | MESDITË

Shpërthejnë pakënaqësitë në LDK – A po jep dorëheqje Abdixhiku?/ Rusia “kërcënon” Evropën! | MESDITË

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Kearns: Serbia ka armatosur grupin e sulmit në Banjskë, demokracia po kërcënohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën