TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MKRS-ja lanson programin “Super sportistët”, 50 mijë euro për një sportist

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
MKRS-ja lanson programin “Super sportistët”, 50 mijë euro për një sportist

Ministria për Kulturë, Rini e Sport sot ka lansuar programin “Super Sportistët”, në të cilin do të investohen 4 milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike.

Qëllimi i programit është rritja e numrit të normave olimpike për Lojërat Olimpike Los Angelos 2028.

Zëvendësministrja e Ministrisë së Sportit, Daulina Osmani, me këtë rast tha se ky program iu dedikohet top sportistëve të vendit, e që në vendin tonë fatmirësisht janë të shumtë.
Ajo shtoi se programi ka për synim mbështetjen e sportistëve në rrugëtimin e tyre drejtë rezultateve kulminante, duke ndryshuar kështu praktikën e deritanishme që sportistët janë mbështetur vetëm pasi kanë fituar medalje apo kanë arritur rezultate në gara të ndryshme ndërkombëtare.

“Fillimisht janë evidentuar tetë sporte të cilat janë për momentin prioritet në vendin tonë, na bazë të rezultateve, jo në bazë të preferencave tona. Gjatë rrugëtimit, patjetër që nëse ndonjë sportistë i ndonjë sporti tjetër, përveç këtyre të sporteve tregon sukses, patjetër që do të merret parasysh. Në vitin e parë janë këto tetë sporte, nëse dikush nesër e bën një rezultat në ndonjë sport tjetër, pak na qet telashe, por në parim, në të ardhmen patjetër sepse projekti është katër vjeçar që është aprovuar e ne pretendojmë të shkojmë tutje. Lojërat Mesdhetare në Prishtinë janë shumë me rëndësi për vendin tonë për t’u prezantuar., kështu që unë po mendoj se aty ka hapësirë gjithmonë për të ardhur ndonjë sportist tjetër për ta prezantuar vendin.”, theksoi Kuka.

Kuka ka shtuar gjithashtu se si kryesues i komisionit për identifikimin e supersportistëve do të jap kontributin e tij për të gjetur talentët më të mirë në vend, por edhe me përkushtim për shpenzimin e arsyeshëm të këtij buxheti të ndarë nga ana e Ministrisë së Sportit për këtë program.

Programi, i përpiluar nga profesionistë të fushës, nga KOK-u, MKRS dhe gazetaria sportive, udhëhiqet nga kryemjeshtri i normave dhe medaljeve të arta olimpike, Driton Kuka.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trepça sërish kampione e Kosovës në basketboll, fiton titullin e tretë rresht

Trepça sërish kampione e Kosovës në basketboll, fiton titullin e tretë rresht

Genc Nuza, gjyqtar kryesor në finalen Ferizaj – Dukagjini

Genc Nuza, gjyqtar kryesor në finalen Ferizaj – Dukagjini

KB Bashkimi reagon pas dënimit të lartë

KB Trepça kërkon titullin, Bashkimi ndeshjen e pestë

Spalletti vendos për të ardhmen e Zhegrovës

Trabzonspori, favorit për shërbimet e Zhegrovës

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Osmanaj: LDK synon fitoren, qytetarët mund ta ndëshkojnë edhe VV-në

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Emisioni “Info Nata” 20.05.2025

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Të rinjtë në Tiranë krah studentëve shqiptarë në Shkup, njoftojnë protestë në kryeqytet

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Gërvalla për padinë e Lushtakut ndaj Kurtit: Deklarata e kryeministrit është plotësisht e vërtetë

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Behrami i reagon Gërvalles: Dita kur lirohen krerët e UÇK-së shënon fundin tuaj politik

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Konjufca pret Hamilton, flasin për bashkëpunimin me NATO-n

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Zulfaj takoi ambasadorin e Francës në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën