TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mirëpritet vendimi i Qeverisë për unifikimin e çmimit të barnave

Qytetarët po përballen me çmime të ndryshme për produkte të njejta farmaceutike. Por, projektligji për çmimin e produkteve medicinale të miratuar nga Qeveria e Kosovës pritet të unifikojë çmimin e tyre. Kjo po mirëpritet nga Shoqata e Pacientëve dhe Oda e Farmacistëve të Kosovës.

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mirëpritet vendimi i Qeverisë për unifikimin e çmimit të barnave

Çmimet e barnave ndryshojnë nga barnatorja në barnatore.

Për këtë, qytetarët po hasin në vështirësi për t’i blerë ato marrë parasysh edhe gjendjen e rënduar financiare kohët e fundit.

“Ka 10 cent, 15 cent 20 cent, qe kto janë pak ma shtrenjt e me dalë anej rruge janë ma lirë. Çmimet janë shumë të nalta po çka me bo, s’kem qare pa i ble”, thotë një pacient.

“Po t’shtrenjta janë qysh jo, gjithë marr barna po të shtrenjta janë”, deklaron një paciente tjetër.

Por me Projektligjin e fundit të miratuar nga Qeveria e Kosovës, çmimi i produkteve medicinale pritet që të unifikohet.

E ky vendim është mirëpritur nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës.

“Është një ligj i mirëseardhur se ka me garantu që nuk ka me u abuzu me çmimet e barnave edhe shërbimi shëndetësor përkatësisht barnat esenciale do të shihen si shërbim shëndetësor e jo biznes. Por nuk mund të mjaftohemi me kaq. Esenca është që ne ta plotësojmë listën e barnave esenciale në mënyrë që të bëjmë moton e atyre që kanë thënë ‘’çmime unike dhe të përballueshme’’. Çmimet nuk bëhen të përballueshme me caktim të çmimit”, bën të ditur Besim Kodra nga Shoqata e Pacientëve.

E sipas Odës së Farmacistëve të Kosovës, ky projektligj gjithashtu do të minimizojë tregun e zi.

“Sot kërkesa e parë që e bën pacienti në barnatore është të pyesë ‘’sa kushton’’, ky projektligj e heq këtë pyetje. Pacienti duhet të pyesë lidhur me përdorimin e barit dhe jo sa kushton.

Gjithashtu do të mundësojë të minimizohet tregu i zi i barnave sepse çmimet e larta në Kosovë ose shumëfish më të larta kanë bërë që të ketë kontrabandë nga shtetet e rajonit dhe kjo ka krijuar një konkurrencë jo të drejtë për ata të cilët kanë dashur të ushtrojnë profesionin në mënyrë adekuate”, theksoi Arjanit Jakupi nga Oda e Farmacistëve.

Sipas tij, dimensioni që e sjell ky ligj është i shumëfishtë për përfitimin që do ta kenë farmacistët dhe pacientët më së shumti në ruajtjen e shëndetit publik.

Ndërkaq, nga Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet që ta trajtojë e miratojë sa më parë që është e mundshme.

Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Zogaj: Ahmet Krasniqi kishte bërë marrëveshje për të marrë armë nga Izraeli për luftën në Kosovë

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona

Dyshohen se vodhën mijëra euro, dinarë e zinxhirë ari në Leposaviq, arrestohen tre persona

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Zogaj kujton kohën kur Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari u takuan në katër sy në Tiranë

Sulm me shpatë në një shkollë në Suedi, vdes një person

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

“Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha dikur kishin raporte të ftohura”, Skënder Zegaj komenton takimin e para shumë viteve në Tiranë

Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Maqedonci: Optimizmi i KFOR-it në urën e Ibrit pasqyron përmirësimin e sigurisë

Pacolli për opozitën: Të shkretët e gjuajnë me vezë Kurtin, i cili e çliroi veriun nga bandat e dirigjuara nga Beogradi

Pacolli: Është urdhëruar edhe mbyllja e një restoranti te Liqeni i Radoniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën