TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mirëpritet deklarimi i Kos për shtetet mosnjohëse, Qeverisë i kërkohet të jetë në ofensivë

Pesë shtetet e Bashkimit Evropian të cilat akoma nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, duket se kanë nisur t’i përmirësojnë qëndrimet e tyre.  Këtë e konfirmoi vet komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos.

by Lindrit Zejnullahu
3 muaj ago
3 0
A A

Janë bërë më shumë se tri vite që kur Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Përkundër që pesë shtetet e BE-së nuk e njohin ende Kosovën si shtet, javët e fundit duket se kanë ndryshuar qëndrim.

Këtë e ka bërë të ditur edhe vet komisionarja për zgjerim e BE-së, Marta Kos që i cilësoi inkurajuese zhvillimet ndaj këtyre vendeve.

Mungesa e njohjes nga Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia e Qipro vlerësohet si pengesa kryesore për rrugën evropiane të Kosovës.

Nga partia në pushtet, thonë se janë duke punuar në vazhdimësi që t’i bindin këto shtete për të ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës.

“Për shkak se qoftë ekzekutivi, qoftë legjislativi kanë bërë maksimumin për t’ua bërë me dije këtyre përfaqësuesve që qëndrimet që poi  mbajnë në raport me Kosovën janë të gabuara dhe duke e argumentuar se pse ato duhet të ndryshojnë. Pra sot jemi në një situatë krejtësisht më të favorshme, madje edhe përfaqësues tjerë ndërkombëtarë e njohin këtë progres që është arritur” , ka thënë deputetja e Arbëreshë Kryeziu- Hyseni.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, thotë se nuk mund të bëhen publike hapat e tyre ndaj procesit të Kosovës për anëtarësim në BE.

“Jemi në një fazë të atillë që jo çdo informacion në raport me këto shtete duhet të ndahet me publikun, e rëndësishme është që përpos që po e themi ne e thonë edhe tjerët, sepse fatkeqësisht në diskursin politik në Kosovë kur Vetëvendosje thotë që jemi duke i përafruar raportet me shtetet mosnjohëse, kjo nuk besohet prej partive opozitare ndoshta edhe prej palëve të treta, por kjo po konfirmohet edhe prej BE-së dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë”, u shpreh deputetja e LVV-së.

E nga Lidhja Demokratike e Kosovës thonë se janë të mirëseardhura këto zhvillime.

“Por, Qeveria e Kosovës duhet me qenë në ofanzivë, këtë nuk po e shohim. Ajo që po dallon tani është që Qeveria e Kosovës tani në ‘ofanzivë’ për politikën e brendshme dhe ky cikli i zgjedhjeve dhe qarku i mbyllur i krizave politike nuk është lajm i mirë për BE-në as për pesë shtetet anëtare të BE-së”, tha Haziri.

Deputeti opozitar, Lutfi Haziri vlerëson se në zvarritjen e procesit drejt anëtarësimit në BE ka qenë edhe kriza institucionale vitet e fundit.

“Burimi i stabilitetit politik ndodhet në Prishtinë, në Republikën tonë dhe mungesa e stabilitetit politik të nxjerrë prej prioriteteve nëse e përfshijmë edhe krizat, luftërat që janë rajonale e që bota është e preokupuar dhe angazhuar jashtëzakonisht shumë, por ne duhet të bëhemi burim i stabilitetit ekonomik brenda, në rajon dhe në Ballkanin Perëndimor”, shprehet deputeti i PDK-së.

Edhe kryeministri Kurti gjatë vizitës në Barcelonë të Spanjës ka deklaruar se është duke punuar në njohjen e Kosovës nga Spanja, pasi sipas tij nuk ka asnjë mosmarrëveshje mes dy shteteve.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

As nesër nuk ka kufizim të qarkullimit për kamionët mbi 20 tonë në Kosovë

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin, do të habitej dynjaja

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin, do të habitej dynjaja

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare “Little Albania”, ankohen italianët

Kryebashkiaku i Nju Jorkut krijon lagjen shqiptare “Little Albania”, ankohen italianët

Gjykata shfuqizoi emërtimet shqip të rrugëve, sonte protestohet në Tetovë

Gjykata shfuqizoi emërtimet shqip të rrugëve, sonte protestohet në Tetovë

Spanja kaplohet nga zjarret

Spanja kaplohet nga zjarret

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Srebrenica përkujton viktimat në 31-vjetorin e gjenocidit

Historia interesante e njohjes së Erling Haalandit me të dashurën e tij që në fëmijëri

Historia interesante e njohjes së Erling Haalandit me të dashurën e tij që në fëmijëri

Turistja angleze në Shqipëri pagoi gabimisht 10 herë më shumë një faturë, por mahnitet në fund me gjestin e kamerierit

Turistja angleze në Shqipëri pagoi gabimisht 10 herë më shumë një faturë, por mahnitet në fund me gjestin e kamerierit

Kanye West pritet nga Edi Rama

Kanye West pritet nga Edi Rama

Vdes ish-pronari i Chelseas

Vdes ish-pronari i Chelseas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën