TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri serb i Mbrojtjes: Po përfundojmë dislokimin e njësive ushtarake

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Ministri serb i Mbrojtjes: Po përfundojmë dislokimin e njësive ushtarake

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se deri në orën 14:00 të së hënës, do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive të Forcave të Armatosura të Serbisë, në përputhje me urdhrin e presidentit Aleksandar Vuçiq për rritjen e gatishmërisë luftarake.

Në veri të Kosovës, grupe serbësh lokalë u mblodhën sërish më 29 maj për të kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Të premten e kaluar, protestuesit serbë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila i ndihmoi kryetarët për t’u vendosur në objektet komunale.

Në përgjigje, Vuçiq dha urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

“Njësitë e ushtrisë serbe do të jenë të përgatitura për të zbatuar çdo urdhër, me shpresë se do të gjendet një zgjidhje politike”, tha Vuçeviq.

Ai shtoi se gatishmëria luftarake e Forcave të Armatosura të Serbisë është rritur për të bërë me dije se “ka vija të kuqe”.

Sipas Vuçeviqit, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe, Millan Mojsilloviq, të hënën ka biseduar në telefon me komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Angelo Michele Ristuccia.

Gjatë bisedës, siç tha Vuçeviq, Ristuccia tha se KFOR-i do të ofrojë siguri dhe paqe dhe nuk do të lejojë një konflikt midis Policisë së Kosovës dhe qytetarëve të komunitetit serb.

Ministri serb i Mbrojtjes tha se KFOR-i po mbron Policinë e Kosovës dhe kryetarët e rinj të komunave, të cilët ai i quajti “uzurpatorë të demokracisë”.

Shtimin e pranisë së trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cilësoi si reagim të vonuar të këtij misioni.

“Ata duhet të shkonin atje të premten, e jo sot. Mandati i tyre është që të mbrojnë paqen, stabilitetin dhe njerëzit. Ata sot nuk po mbrojnë njerëzit dhe institucionet. Ata po mbrojnë uzurpatorët”, tha Bërnabiq, shkruan REL.

Policia e Kosovës më 26 maj asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit për të hyrë në ndërtesat komunale. Ky veprim u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë, që u përleshën me forcat policore.

Komuniteti ndërkombëtar ka dënuar veprimet e Kosovës dhe ka kërkuar që ta shtensionojë situatën në veri. Ndërkombëtarët po ashtu kanë kërkuar që kryetarët e rinj të shmangin hyrjen me forcë në ndërtesat komunale.

Tags: Aleksandar Vuçiqdislokimi i njësive ushtarakeMillosh Vuçqviq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Zv/presidenti amerikan JD Vance niset drejt Pakistanit për bisedime paqeje me Iranin

Festa e Kurban Bajramit, Rama uron besimtarët myslimanë

Rama: Rritja e ekonomisë, mundëson rritjen e pensioneve

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Melania Trump mohon lidhjet me Jeffrey Epstein, kërkon seanca dëgjimore për mbijetuarit

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Gashi: Pa emra konkretë s’ka marrëveshje për presidentin, LVV kërkon konsensus me opozitën

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Emisioni “Info Nata” 10.04.2026

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Plagosja e dyfishtë në Ferizaj, 32-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Abdixhiku për vdekjen e Engel: Kosova humbi një nga miqtë më të mëdhenj

Një i vdekur e dy të lënduar nga një aksident mes dy motoçikletave në Livoç të Ulët të Gjilanit

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Hamza ngushëllon për vdekjen e Eliot Engel: Ishte zëri i drejtësisë për ne në ShBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën