TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pret në takim ish-presidentin francez, François Hollande

by teve1
5 muaj ago
1
A A
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë pret në takim ish-presidentin francez, François Hollande

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha priti sot në Tiranë ish-Presidentin francez, François Hollande.

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të lartë.

Sot, sipas tij, marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë bazohen në gjashtë fjalë kyçe: Evropë, siguri, investime, kulturë, arsim dhe besim.

Në një postim në rrjetin social X pas takimit, Ministri i Jashtëm theksoi se “patëm një bisedë shumë të pasur mbi vendin strategjik të Ballkanit Perëndimor në agjendën aktuale evropiane, në një kontekst gjeopolitik të karakterizuar nga pasiguri të thella.”

“Theksova se, për Shqipërinë, procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një objektiv i politikës së jashtme, por një zgjedhje historike dhe identitare, e bazuar në reforma të thella, në përafrim të plotë me vlerat evropiane dhe në një vullnet të vazhdueshëm për konsolidim demokratik. Hyrja në fazën vendimtare dhe përfundimtare të negociatave të anëtarësimit konfirmon nevojën për të ruajtur besueshmërinë dhe vazhdimësinë e procesit të zgjerimit”, tha Hoxha.

Hoxha dhe Hollande shkëmbyen mendime mbi rolin thelbësor që luan Franca në përcaktimin e së ardhmes evropiane.

“Kërkesa e saj në fushën e reformave, e kombinuar me angazhimin strategjik për një Evropë më të fortë dhe më koherente, e bën atë një aktor të pazëvendësueshëm në politikën e zgjerimit”, shtoi Hoxha.

Gjatë takimit, Ministri Hoxha nënvizoi bindjen se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian përbën jo vetëm perspektivën e ardhshme, por edhe një investim strategjik për sigurinë, stabilitetin dhe qëndrueshmërinë demokratike të të gjithë Evropës.

Hoxha e falënderoi ish Presidentin për ndarjen e përvojës dhe vizionit të tij mbi dinamikat evropiane, veçanërisht mbi rëndësinë e mbajtjes së zgjerimit si një projekt njëkohësisht politik dhe strategjik.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Studentët kërkojnë dorëheqjen e tij, Rama i fton sërish në dialog

“Gëzuar Ditën e Çlirimit”, Rama përcjell urimin për 29 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Prishtina pritet të përballet me temperatura deri në -22 gradë gjatë natës mes 1 dhe 2 dhjetorit

Prishtina pritet të përballet me temperatura deri në -22 gradë gjatë natës mes 1 dhe 2 dhjetorit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami sfidon Qeverinë për 800 kilometrat e rrugëve: Publikojeni listën, rrugë për rrugë

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Enkel Rexhepi zgjidhet në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar, formalizohet marrëveshja

Vdes ish-pronari i Chelseas

Arrestohet edhe i dyshuari i tretë për përgatitje të vrasjes së rëndë

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

Protesta në Tiranë, 12 të arrestuar e 19 të proceduar penalisht, 17 policë të lënduar

KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

KFOR: Mbetemi të përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Basha: Ekipet punuan gjatë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Basha: Ekipet punuan gjatë natës për pastrimin e rrugëve nga bora

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën