TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri i Bujqësisë thotë se rendimenti me grurë po tejkalon mesataren prej 4000kg për hektarë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ministri i Bujqësisë thotë se rendimenti me grurë po tejkalon mesataren prej 4000kg për hektarë

Ai duke folur për fushatën e korrje – shirjeve dhe të dhënave të publikuara nga disa persona të cilëve nuk u ka përmendur emrin, por që sipas tij “nuk kanë arritur që t’i realizojnë kapriçot e veta personale”, ka thënë se për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04% më shumë se vitin e kaluar.

Ai thotë se në bazë të dhënave që kanë marrë që rendimenti  në shumicën  e vendeve e tejkalon edhe mesataren prej 4000kg për hektarë.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka thënë se janë në komunkim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, rreth ofrimit mbështetjes sa i përket çështjes së sigurimit të rezervës shtetërore.

“Të nderuar qytetarë, mos bini pre e keq-informimit nga individë të cilët nuk kanë arritur që t’i realizojnë kapriçot e veta personale, e në këtë mënyrë të ndikojë në rritjen artificiale të kërkesës për produkte bazike ushqimore. Nuk ka vend as për panikë, as për shqetësim të kësaj natyre. Deklarata të tilla në mungesë të informacioneve të sakta dhe në mungesë të të dhënave, sidomos në paraqitje të tilla publike shkaktojnë ç’rregullim të tregut! Nga ana tjetër, jemi në koordinim të vazhdueshëm institucional me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, rreth ofrimit të mbështetjes sonë sa i përket çështjes së sigurimit të rezervës shtetërore”, ka shkruar ai./teve1.info/

Postimi i plot:

Sqarim për qytetarët dhe mbarë opinionin publik!

Të dhënat zyrtare rreth korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë individ tjetër. E cdo kush që pretendon që për teke personale ta dezinformojë opinionin publik dhe t’i shqetësojë Qytetarët e Republikës së Kosovës rreth sigurisë ushqimore, e ka shumë gabim.

për vitin 2022 sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04% më shumë se vitin e kaluar e që totali është rreth 91,436.11 hektarë bazuar në të dhënat e marra nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në raportin e aplikimeve për Programin e Pagesave Direkte. Ndërkaq vetëm për misrin kemi një rritje prej 90.93% të sipërfaqeve të mbjellura apo një total prej 36,901.66 hektarësh apo 17,574.15 hektarë më shumë se viti paraprak.

Nga të dhënat që posedojmë deri më tani si Institucion, teksa procesi i korrje-shirjeve është në vazhdimësi dhe akoma nuk është finalizuar, vetëm me grurë janë rreth 66,159.52 ha të mbjellura. Kjo shifër përfshinë edhe sipërfaqet nën dy hektarë ndërsa mbi dy hektarë numri i sipërfaqeve të mbjellura është 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55% krahasuar me vitin e kaluar, ku sipërfaqet e mbjellura me grurë mbi dy hektarë kanë qenë rreth 44,381.83 hektarë.

Deri më tani, nga tereni raportohet që rendimenti në shumicën  e vendeve e tejkalon edhe mesataren prej 4000kg për hektarë. Në baza javore pranojmë informata prej Drejtorive Komunale të Bujqësisë, në bazë të të cilave edhe përditësohet Raporti i të dhënave rreth Korrje-Shirjeve.

Të nderuar qytetarë, mos bini pre e keq-informimit nga individë të cilët nuk kanë arritur që t’i realizojnë kapriçot e veta personale, e në këtë mënyrë të ndikojë në rritjen artificiale të kërkesës për produkte bazike ushqimore. Nuk ka vend as për panikë, as për shqetësim të kësaj natyre.

Deklarata të tilla në mungesë të informacioneve të sakta dhe në mungesë të të dhënave, sidomos në paraqitje të tilla publike shkaktojnë ç’rregullim të tregut!

Nga ana tjetër, jemi në koordinim të vazhdueshëm institucional me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, rreth ofrimit të mbështetjes sonë sa i përket çështjes së sigurimit të rezervës shtetërore.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Programit të Pagesave Direkte/Subvencioneve për vitin 2022 (PPD) ka planifikuar mbi 50 milionë euro përkrahje financiare për mbështetjen e kulturave dhe aktiviteteve bujqësore e blegtorale. Në kuadër të kësaj mbështetje, MBPZhR-ja një hektarë me grurë do ta subvencionojë me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë. Krahas kësaj, bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogramë, përmes dorëzimit në mullinj.

Sa i përket çmimit të korrje shirjeve të këtij viti, në takimin e përbashkët që kanë mbajtur Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural me përfaqësuesit e Drejtorive Komunale për Bujqësi dhe përfaqësuesve të Shoqatës së Mullisëve, bazuar në çmimin aktual të derivateve të naftës, pjesëve rezervë të autokombajnave, si dhe gjendjes së zhvillimit të grunajave kanë sugjeruar/propozuar, që çmimi real i korrje-shirjeve për vitin 2022 do të ishte 130 euro/ha (nënkuptohet se çmimi i korrje-shirjeve caktohet me marrëveshjen në mes të fermerëve dhe autokombajnerëve).

Tags: Faton Peci
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”

​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

​Ngritja e kapaciteteve të FSK-së, Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Prezantohet si pjesëtar i FSK-së pasi kapet me armë, arrestohet i dyshuari

​Festivali Sunny Hill merr çmimin për impakt ekonomik

​Festivali Sunny Hill merr çmimin për impakt ekonomik

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Dy të lënduar në aksidentin mes dy automjeteve në autostradën “Ibrahim Rugova”

​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

​Nikqi: Lojërat Mesdhetare janë momenti më i madh sportiv në historinë e Kosovës

​Ngritja e kapaciteteve të FSK-së, Qeveria i jep 100 hektarë për shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Prezantohet si pjesëtar i FSK-së pasi kapet me armë, arrestohet i dyshuari

​Festivali Sunny Hill merr çmimin për impakt ekonomik

​Festivali Sunny Hill merr çmimin për impakt ekonomik

Vdes aksidentalisht një fëmijë në Suharekë

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, rasti po hetohet

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

I mituri arrestohet në Gjilan pasi theri me thikë dy bashkëmoshatarët e tij

Gjendet pa shenja jete një femër në Pejë

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën