TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Milani synon transferimin e një sulmuesi nga kampionati francez

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
Milani synon transferimin e një sulmuesi nga kampionati francez

Sulmuesi më i fundit që është lidhur me një transferim te Milani këtë verë është francezi Armand Kalimuendo, i cili ka shkëlqyer me fanellën e Stade Rennes.

Nuk është e fshehtë që kuqezinjtë janë në kërkim të përforcimeve në repartin ofensiv, pasi janë ndarë nga Tammy Abraham, Luka Jovic dhe Francesco Camarda.  

Milani ka hasur vështirësi për të siguruar objektivat e tij kryesorë për sulmin, dhe emri më i fundit i përfolur nga Sky Sport Italia është pikërisht Kalimuendo.  

Ai është një alternativë qe po merret seriozisht në konsideratë nga drejtuesit e klubit. 23-vjeçari u rrit në akademinë e të rinjve të Paris Saint-Germain dhe u shit te Stade Rennes në vitin 2022 për një shumë prej 20 milionë euro. 

Që nga atëherë, ai është bërë pjesë kyçe e skuadrës franceze. Kalimuendo ka qenë titullar i përhershëm për Francën U-21 dhe pjesë e ekipit olimpik, ndërsa aktualisht ka gjashtë paraqitje me ekipin A të Francës, ku ka shënuar edhe një gol. 

Në sezonin e fundit, sulmuesi qendror shënoi 18 gola dhe kontribuoi me katër asistime në 34 ndeshje zyrtare me Rennes. 

Forma e tij mbresëlënëse bëri që të përmendej më parë edhe si objektiv për Juventusin. 

Milani kishte mundësinë ta vëzhgonte nga afër Kalimuendon gjatë ndeshjeve të play-off-it të Ligës së Evropës në shkurt të vitit 2024. 

Sipas Sky Sport Italia, nuk ka ende një ofertë konkrete, por klubi italian ka kërkuar informacione dhe është i interesuar ta studiojë më në thellësi mundësinë e transferimit të tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

City kërkon finalen e Kupës së Ligës

City kërkon finalen e Kupës së Ligës

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Dallaveret me vota në Malishevë, e arrestuara ia shtoi afër 1500 vota një kandidati

Intervistohen disa të dyshuar për falsifikim të rezultateve në Obiliq

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

FFK-ja mban nesër Kuvendin Zgjedhor, Ademi kandidati i vetëm në garë për t’u rizgjedhur

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

Të paktën 15 emigrantë të vdekur pas përplasjes së një varke me rojen bregdetare greke pranë Kiosit

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

​Viktimat e “Natës së Tmerrit” në veri, vendoset pllakë përkujtimore në Mitrovicë

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Nxënësi 14-vjeçar godet me thikë mësuesen në një shkollë të Francës

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Osmani takohet me presidenten e Tanzanisë dhe shefin e diplomacisë në Arabinë Saudite

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

Borë deri në dy metra në Japoni, të paktën 35 të vdekur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën