TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

by Bujar Mehmeti
7 muaj ago
1
A A
Kthimi i xhudistëve kosovarë në skenën e madhe të Parisit

Në fundjavë do të mbahet Grand Slami i Parisit, që llogaritet gara më e famshme e xhudos. Më të famshmen këtë garë e bënë numri shumë i madh i shikuesve, zakonisht mbi 15 mijë në blloqet finale, arena madhështore “Bercy” dhe pjesëmarrja e xhudistëve më të mirë në botë.

Gara mbahet përgjatë dy ditëve, të shtunën e të dielën, ndërsa aktualisht janë të evidentuar 518 pjesëmarrës nga 81 shtete të ndryshme.

Kosova përfaqësohet me pesë xhudiste dhe një xhudist. Erza Muminoviq garon në kategorinë deri 48 kilogramë, Distria Krasniqi e Fationa Kasapi në 52 kilogramë, Flaka Loxha në 57 kilogramë dhe Laura Fazliu në 63 kilogramë.

Te xhudistët, Akil Gjakova garon në kategorinë deri 73 kilogramë. Të gjithë paraqiten në tatami të shtunën.

Pos Distrisë, Laurës dhe Akilit, që janë sportistët më të mirë që ka Kosova, në ekip janë edhe Erza, Fationa e Flaka që fituan medalje fundjavën e kaluar në “European Open” në Sofje të Bullgarisë.

Distria është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë dhe pretendente për medalje. Asaj konkurrencë pritet t’i bëjnë gjermanja Mascha Ballhaus, spanjollja Ayumi Leiva Sanchez, francezja Amandine Buchard, hungarezja Reka Pupp, italiania Odette Giuffrida. Si zakonisht në luftë për medalje pritet të përfshihen edhe dy japonezet pjesëmarrëse.

Distria e ka fituar Grand Slamin e Parisit në vitin 2020, në vitin 2023 dhe në vitin 2024. Medalje të argjendta fitoi në vitet 2019 e 2022, kurse të bronzta në vitet 2017, 2018 e 2025. Pra i ka të fituara plot tetë medalje në këtë ngjarje madhore.

Laura Fazliu është bartësja e katërt në kategorinë deri 63 kilogramë dhe ajo e kërkon medaljen e parë në Grand Slamin e Parisit.

Për shkak të mungesës së gjatë në gara, Akil Gjakova ka rënë në renditje dhe nuk është bartës në Paris. Ai nuk ka garuar që nga qershori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi. Akili ka ngadhënjyer në Paris në vitin 2018. Vjet ishte i dyti, e në vitin 2024 i treti.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vëllezërit Ademi, dy emra të rinj shqiptarë që synojnë majat e boksit profesionist

Vëllezërit Ademi, dy emra të rinj shqiptarë që synojnë majat e boksit profesionist

Dion Gallapeni shpërthen me dy asistime në fitoren e Wisla Plock

Dion Gallapeni shpërthen me dy asistime në fitoren e Wisla Plock

Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami

Tjetër medalje e argjendtë për peshëngritësin Rostami

Kosova fiton medaljen e tetë, Rostami i argjendtë

Kosova fiton medaljen e tetë, Rostami i argjendtë

John Ternus, CEO i ri i Apple

John Ternus, CEO i ri i Apple

Aksident në Tomoc të Istogut, tre persona të lënduar

Marrëveshja e mundshme VV – LDK – Cilat mund të jenë “kushtet” për një koalicion?

Kurti e Abdixhiku sërish në takim

Spitali i Vushtrrisë pezullon nga detyra dy mjekët e akuzuar për ryshfet

Spitali i Vushtrrisë pezullon nga detyra dy mjekët e akuzuar për ryshfet

​Testi për patentë shofer në Mitrovicë, refuzohet paraburgimi për tre të dyshuar

​Testi për patentë shofer në Mitrovicë, refuzohet paraburgimi për tre të dyshuar

Emisioni “Ditari” 02.09.2026

Emisioni “Ditari” 02.09.2026

Kida i jep fund beqarisë, martohet me Ajbin në një dasmë luksoze në Romë

Kida i jep fund beqarisë, martohet me Ajbin në një dasmë luksoze në Romë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën