TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Milani në udhëkryq, i tregoi derën Tonalit e Maldinit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Milani në udhëkryq, i tregoi derën Tonalit e Maldinit

Tifozët e Milanit morën tjetër goditje të rëndë. Ata të hënën kuptuan se mesfushori Sandro Tonali u shit te Newcastle Unitedi, ndërsa ende po vuanin nga shkarkimi i papritur i ikonës së klubit, Paolo Maldini.

Tonali ishte më shumë se thjesht një lojtar kyç për Milanin. Ishte tifoz i klubit dhe konsiderohej si një kapiten i mundshëm i ardhshëm. Ishte lidhja midis fushës dhe tribunës në stadiumin “San Siro”.

Tonali kishte thënë vazhdimisht në të kaluarën se donte të bëhej ai që italianët e quajnë “bandiera”, një simbol i klubit sikurse Maldini dhe Franco Baresi.

“Dua të qëndroj këtu për aq kohë sa të mundem. Nëse më pyesni sot, do të thosha për pjesën tjetër të karrierës sime. Por është shumë herët për të bërë këto lloj premtimesh, dëshira nuk është e vetmja gjë që ka rëndësi në jetën tonë si futbollistë, ka shumë faktorë të tjerë”, ishin fjalët e Tonalit muaj më parë.

23-vjeçari pranoi ulje rroge para dy vjetësh për të qëndruar te Milani, pas edicionit të tij të parë, tejet zhgënjyes, i huazuar nga Brescia. Doli të ishte një vendim i mirë si për të ashtu edhe për Milanin. Ai ishte vendimtar te Milani në kampanjën drejt titullit të parë në Serie A në më shumë se një dekadë (2022). Ndihmoi ekipin që të rikthehej fuqishëm në Evropë, duke arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në edicionin e fundit. Eliminimi në gjysmëfinale nga Interi nuk solli zhgënjim por disponim dhe optimizëm. Ekipi i famshëm udhëhiqej nga sulmuesi i krahut, Rafael Leao që rinovoi kontratën deri në vitin 2028. Por më pas drejtori teknik Maldini dhe partneri i tij sportiv Frederic Massara, dyshja që ndërtuan ekipin fitues të titullit, u shkarkuan nga Milani, duke shkaktuar zemërim te tifozët dhe hutim mes lojtarëve.

Largimi i Tonalit është një tjetër “pilulë e hidhur për t’u gëlltitur” nga tifozët pasi yjet Gianluigi Donnarumma dhe Franck Kessie u larguan si lojtarë të lirë në vitet e kalura. Tonali u prezantua të hënën te Newcastle, ekip me të cilin firmosi kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028. Për kartonin e tij u raportua se Newcastle ka paguar 80 milionë euro.

Kjo është gjithashtu një tjetër shenjë se Milani nuk mund të shtyhet me fuqinë financiare të Premier Leagues si dhe klubet e saj. Serie A fitoi pak më shumë se një miliard euro nga të drejtat televizive edicionin e shkuar, një e dhjeta e asaj që fitoi Premier League.

“Jam i lumtur që kemi siguruar një lojtar si Sandro. Ai është një talent i jashtëzakonshëm, i cili posedon të gjitha cilësitë duke filluar nga mentaliteti e deri te teknika e përsosur. Do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për ne. Me vetëm 23 vjet, ai tashmë ka përvojë të madhe si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në njërën prej top ligave të Evropës. Ka përvojë në Ligën e Kampionëve, ndërsa luan edhe për Italinë”, ka thënë trajneri i Newcastlet, Eddie Howe.

Te Milani tashmë kanë bërë lëvizjen për ta zëvendësuar Tonalin. Javën e shkuar ekipi italian transferoi mesfushorin Ruben Loftus-Cheek nga Chelsea, duke shpresuar se do të jetë në gjendje ta mbulojë boshllëkun.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Barcelona nis me fitore të thellë

Barcelona nis me fitore të thellë

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Gjilani kthehet te fitorja, mposht Ballkanin

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Stuttgarti starton me fitore në Champions

Drita “fiket” në Drenas

Drita “fiket” në Drenas

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Pas 16 shtatorit, pozita e Republikës së Kosovës nuk do të jetë e njëjtë

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Musliu: Nuk ka marrëveshje mes PDK-së dhe VV-së për emrat e nënkryetarëve

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Emisioni “Info Nata” 09.09.20026

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Aktorët e “Logjikonomisë” bëjnë thirrje për Marshin për Liri

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Një i dënuar transferohet nga Shqipëria, një tjetër ekstradohet nga Gjermania në Kosovë

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

Prezantohet iPhone i parë i palosshëm

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

​“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën