Milan ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Salernitanas, në kuadër të javës së 17-të në elitën e futbollit italian.
Rasti i parë serioz për gol i takoi vendasve, të cilët rrezikuan përmes Boulaye Dias i cili iu afrua golit në minutën e gjashtë, por u ndal nga Mike Maignan.
Salernitana barazoi shifrat me anë të Federico Fazios (42’) i cili realizoi një gol të bukur me kokë për 1-1 pas krosimit të Antonio Candrevas.
“Rossonerët” ishin afër të barazonin shifrat në minutën e 60-të me anë të Ruben Loftus-Cheek, por goditjen e tij e ndali me shumë mund Benoit Costil i vendasve.
Antonio Candreva (63’) shënoi golin e avantazhit për Salernitanan, pas një goditje nga një distancë e largët, duke u ndihmuar nga intervenimi i dobët i Maignan për rezultatin 2-1.
Teksa dukej se Milani do të pësonte humbje, ishte Luka Jovic (90′) i cili shfrytëzon asistimin e Olivier Giroud për të barazuar shifrat në 2-2.
Pas këtij barazimi Milani vazhdon në pozitën e tretë me 33 pikë të grumbulluara, tetë më pak se lideri Inter që ka 41 sosh dhe nesër (e shtunë) luan ndaj Lecces.