TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

by Tëvë1
1 vit ago
27
A A
“Kur do të hapet Ura e Ibrit?” – flet kryeministri në detyrë, Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur për projektin e ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, duke theksuar se gjithçka është duke u realizuar në përputhje me ligjin dhe në koordinim të plotë institucional.

Në emisionin “Këndi i debatit” në Tëvë1, Kurti tha se ndërtimi i këtyre urave është vendosur nga bordi i përbashkët i dy komunave, Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut, që përbëhet nga 10 përfaqësues.

“Gjithçka është sipas ligjit, me plan dhe vendim të dy komunave – të veriut dhe të jugut. Tashmë kanë edhe një bord të përbashkët. Ky bord ka marrë vendim. Unë kam përfaqësuesin Elbert Krasniqi, kryetari Bedri Hamza ka vendosur pesë përfaqësues dhe kryetari Erden Atiq po ashtu pesë. Tash do të ndërtohen dy ura dhe pritet që punimet të përmbyllen në vjeshtë të këtij viti. Kostoja është 3 milionë euro”, deklaroi Kurti.

Ai shtoi se ndërtimi i urave nuk është i kufizuar vetëm në Mitrovicë, por është pjesë e një vizioni më të gjerë zhvillimor në gjithë Kosovën.

“Duhet të ketë sa më shumë ura mbi Ibër. Natyrisht që nuk po bëjmë vetëm ura mbi Ibër – para disa ditësh isha në përurimin e një ure në Brdhosh, gjithashtu edhe në Prishtinë. Po bëjmë ura, po bëjmë edhe për arsim e për shëndetësi”, theksoi ai.

Lidhur me urën kryesore mbi Ibër, Kurti tha se ajo duhet të hapet, por se kjo varet nga zbatimi i marrëveshjes së Brukselit.

“Ura kryesore kam thënë se duhet të hapet, por nuk kam thënë se do të hapet menjëherë. Ne vazhdimisht bisedojmë që ajo duhet të hapet dhe unë besoj që do të hapet. Duhet të hapet. Është edhe marrëveshja e Brukselit që nuk po zbatohet. Ndërkohë, po ndërtojmë ura të reja.”

Kurti tha se tashmë në zonën e Mitrovicës janë 37 ura, dhe vetëm një prej tyre është ende e rrethuar me polici.

“Janë 37 ura atje – vetëm një është e rrethuar me polici. Strukturat ilegale të Serbisë i kemi shpartalluar, grupet kriminale i kemi mposhtur. Ka ende elemente kriminale, por nuk ka më struktura që e sfidojnë me sukses shtetin”, u shpreh Kurti.

Tags: albin kurtiTeve1Ura e IbritVV-ja
Share4Tweet2

Postime të ngjashme

Idriz Rrecaj një nga viktimat e identifikuara në varrezë masive në veri, djali i tij jep lajmin

Idriz Rrecaj një nga viktimat e identifikuara në varrezë masive në veri, djali i tij jep lajmin

Arrestohet në Morinë 34-vjeçari nga Kosova, kërkohej nga Gjermania për trafikim droge

OEK: Më 5 nëntor seanca gjyqësore për padinë ndaj ZRrE-së

Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza i përgjigjet kritikës: Edhe familjes së Rexhep Selimit i kam shkruar për takim

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen tre persona

Vritet një person në Sarandë, plagoset edhe një kalimtar

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

A duhej pritur Apeli? Njohësit ndajnë qëndrime për kompensimin e viktimave në Hagë

1 mijë e 600 garues marrin pjesë në maratonën e Prishtinës

1 mijë e 600 garues marrin pjesë në maratonën e Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën