TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Meta përshëndet votimin e rezolutës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

lir Meta përshendeti miratimin me konsensus të rezolutës së Kuvendit për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe e konsideroi këtë rast si “moment për një reflektim të thellë për të rikthyer Parlamentin në kolonën mbajtëse të Republikës, të demokracisë dhe të llogaridhënies”.

Ai vlerësoi se rezoluta është miratuar tepër vonë, ashtu siç sipas tij është vonuar procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Meta rikujtoi se Partia e Lirisë (LSI) u themelua si nevojë për të zhbllokuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila u firmos vetëm pas rotacionit demokratik në vitin 2005.

Ai shtoi se në atë periudhë Shqipëria ishte përpara vendeve të rajonit si Mali i Zi dhe Serbia në rrugën e integrimit, por që tani situata ka ndryshuar dhe prapambetja e vendit në këtë proces është shumë kritike.

Duke rikthyer theksin te nevoja për reflektim, Meta shprehu shpresën që rezoluta do të shërbejë si nxitje për një reflektim të thellë dhe real, jo thjesht një dokument në letër.

Ai theksoi se, sipas tij, Shqipëria nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë pengesë të jashtme për t’u bërë pjesë e BE-së përveç mungesës së plotë të vullnetit politik të deritanishëm për të garantuar respektimin e kritereve të pranimit.

Meta përmendi nevojën për sigurimin e respektimit të Kritereve të Kopenhagenit, organizimin e zgjedhjeve të lira, funksionimin e demokracisë, barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike, gjithnjë në përputhje me standardet kushtetuese dhe europiane.

Ai nënvizoi se pa vullnet politik për të përmbushur këto kushte, rezolutat dhe proceset e integrimit rrezikojnë të mbeten vetëm deklarata.

Komenti i tij u shpërnda në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

“Info Nata”- 28.10.2026

“Info Nata”- 28.10.2026

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën