TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mesazhet e Sorensenit: Rruga e vetme për Kosovën e Serbinë drejt BE-së është dialogu

Vizita e së mërkurës e emisarit të Bashkimit Evropian, Peter Sorensen në Prishtinë, po vlerësohet sipas njohësve të politikës, që tregoi se rruga e vetme për Kosovën e Serbinë për t’u anëtarësuar në BE është rikthimi në dialog.

by Venhar Isufi
4 javë ago
1 0
A A

Vitin e ri e nisi me një vizitë në Ballkan.

E ndalesën e parë e pati në Prishtinë.

I dërguari i posaçëm nga Bashkimi Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, gjatë kësaj jave u prit në takim nga e para e shtetit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Nga kjo vizitë e tij, besohet se u dha mesazhi që e vetmja rrugë për Kosovën e Serbinë, është rikthimi në tavolinën e bisedimeve.

“Besoj është një shtytje, ose një përpjekje për t’i dhënë një imputo të ri dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu i cili nuk ka qenë prioritet. Sa do t’ia dalë përfaqësuesi special i BE-së për dialogun që ta kthejë në agjendën e prioritetev, besoj se varet sa shpejt do të krijohen institucionet e Kosovës por gjithashtu do të varet sa do të jetë angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut”, deklaroi profesori i shkencave politike, Avdi Smajljaj.

Sipas profesorit të shkencave politike, Avdi Smajljaj, angazhimi i SHBA-së në dialog vetëm sa do t’ua lehtësonte palëve integrimin në BE.

“Riangazhimi i SHBA-së në këtë proces është i domosdoshëm për t’i dhënë një energji të re dialogut, për normalizim të raporteve midis këtyre dy vendeve, që është edhe kushti i vetëm për udhëtimin drejt integrimit në Bashkimin e Evropian”, tha ai.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve politike, Tomorr Avdiu, thotë se gjatë vitit 2025 kishte prolongim të dialogut, andaj sipas tij, Sorensen kërkoi intensifikim dhe ritëm të shpejt të procesit.

“Është një vizitë e cila parimisht ka dy qëllime; qëllimi i parë është që palët të lëvizin drejtë kontakteve për të shtyrë dialogun dhe e dyta është që ky dialog të ketë rritje të ritmit të duhur, që do të thotë të ketë shpejtësi të veprimit të kontakteve, ule të perceptimit të dosjeve që kanë mbetur të pahapura nga vitit 2025    pasi që kemi kaluar një periudhë transitore të rëndë të zgjedhjeve”.

Pas Kosovës, për një vizitë të tillë, emisari i BE-së udhëtoi edhe për në Beograd.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë

Kurti takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Norvegjisë

Konjufca në Mynih flet për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Konjufca në Mynih flet për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani thotë se komuniteti ashkali zë një vend të veçantë në Kosovë

Haxhiu vlerëson kontributin e komunitetit ashkali në shoqëri

Të paktën 100 persona u vranë në sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Mbi 5 miliardë dollarë janë zotuar për Gazën nga vendet anëtare të Bordit të Paqes

FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

FBK dënon sulmin ndaj gjyqtarit në ndeshjen Vëllaznimi – Sigal Prishtina

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani thotë se komuniteti ashkali zë një vend të veçantë në Kosovë

Izraeli miraton pavarësinë për 13 vendbanime në Bregun Perëndimor të pushtuar

Palestina dënon vendimin e Izraelit për të regjistruar tokën në Bregun Perëndimor si “pronë shtetërore”

Qeveria izraelite miraton rezolutën që shënon aneksimin de facto të Bregut Perëndimor të pushtuar

Qeveria izraelite miraton rezolutën që shënon aneksimin de facto të Bregut Perëndimor të pushtuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën