TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin qeverinë e re

by TËVË 1
2 vjet ago
1
A A
Mes krizash e sfidash, gjermanët zgjedhin qeverinë e re

Gjermanët votojnë më 23 shkurt për të zgjedhur një parlament të ri, që do të përcaktojë se si do të udhëhiqet vendi në katër vjetët e ardhshëm.

Ekonomia më e madhe e Evropës është vendi më i populluar i Bashkimit Evropian – me 27 vende anëtare gjithsej – dhe një nga anëtarët kryesorë të NATO-s.

Gjithashtu, është furnizuesja e dytë më e madhe e Ukrainës me armë, pas Shteteve të Bashkuara.

Qeveria e ardhshme e Gjermanisë do të jetë në qendër të përgjigjes së Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump.

Çfarë ndodh në ditën e zgjedhjeve?

Vendvotimet hapen në orën 8 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 18:00.

Gjermanët mund të votojnë edhe me postë, por fletëvotimet e tyre duhet të mbërrijnë deri në kohën kur qendrat e votimit të mbyllen në ditën e zgjedhjeve, në mënyrë që të numërohen.

Menjëherë pas përfundimit të votimit do të dalin exit poll-et e para dhe do të nisë numërimi i votave.

Tabloja e përgjithshme e rezultateve duhet të jetë e qartë shumë shpejt.

Rezultati përfundimtar zyrtar, ndërkaq, pritet të hënën herët.

Kush janë garuesit?

Për kancelar të ardhshëm të Gjermanisë konkurrojnë katër kandidatë: kancelari aktual, Olaf Scholz, nga Social-Demokratët e qendrës së majtë; Friedrich Merz, kandidat i partisë kryesore konservatore, Unioni Demokristian; zëvendëskancelari aktual, Robert Habeck, nga Të Gjelbrit, dhe Alice Weidel e partisë së ekstremit të djathtë, Aleternativa për Gjermaninë (AfD).

Sondazhet parazgjedhore e nxjerrin Unionin e Merzit në krye, me rreth 30 për qind të votave, ndërsa AfD-në të dytën me rreth 20 për qind. Social-Demokratët e Scholzit dhe Të Gjelbrit e Habeckut janë më mbrapa.

Merz është favorit për ta zëvendësuar Scholzin si kancelar, por nuk është ende e qartë se cilat koalicione qeverisëse do të jenë të mundshme pas zgjedhjeve.

Se sa lehtë do të jetë të formohet qeveria e re, do të mund të varet pjesërisht edhe nga numri i partive në parlamentin e ri.

Të gjitha partitë kryesore thonë se nuk do të punojnë me AfD-në.

Kush dhe për çka voton?

Së paku 59.2 milionë njerëz nga 84 milionë sa ka Gjermania gjithsej, kanë të drejtë të votojnë për Bundestagun e ri, ose Dhomën e Ulët të Parlamentit.

Pastaj, është Bundestagu me 630 anëtarë ai që do të zgjedhë kancelarin e ardhshëm.

Në fletëvotim janë 29 parti, por gjasat janë që pesë deri në tetë prej tyre të marrin vota të mjaftueshme për të fituar ulëse në parlament.

Në shumicën e rasteve, partitë duhet të fitojnë së paku 5% të votave për të siguruar një numër ulësesh.

Çfarë ndodh pas mbylljes së qendrave të votimit?

Sistemi zgjedhor i Gjermanisë rrallëherë i jep ndonjë partie shumicën absolute dhe sondazhet e opinionit sugjerojnë se, kësaj here, asnjë parti nuk është as afër asaj.

Vendi nuk ka traditë të qeverive të pakicave në nivel kombëtar, që do të thotë se dy ose më shumë parti – me shumë gjasa – do të hyjnë në koalicion.

Nuk ka asnjë arbitër formal për procesin e formimit të qeverisë së re dhe nuk ka as afat të caktuar kohor.

Palët zhvillojnë bisedime për të përcaktuar se me kë kanë gjuhë më të përbashkët dhe një kombinim i partive, më pas, kalon në bisedime formale për koalicionin.

Këto negociata, zakonisht, prodhojnë një marrëveshje të detajuar koalicioni, që i përcakton planet e qeverisë së re.

Marrëveshja, pastaj, ka nevojë për miratimin e së paku konventave të partive të përfshira. Disa parti mund të zgjedhin që ta vendosin atë në një fletëvotim para të gjithë anëtarëve.

Pasi të përfundojë ky proces, Bundestagu mund të zgjedhë kancelarin e ri.

Çfarë sfidash priten?

Një qeveri e fortë gjermane do të ishte e rëndësishme për përgjigjen e Evropës ndaj administratës së re të SHBA-së, ndaj trazirave në Ukrainë dhe gjetkë.

Gjermania dhe Franca fqinje kanë qenë tradicionalisht motori i BE-së, por të dyja janë konsumuar nga paqëndrueshmëria e brendshme politike në muajt e fundit.

Zgjedhjet në Gjermani mbahen shtatë muaj më herët seç ka qenë e planifikuar, sepse koalicioni tripartiak i Scholzit ka rënë në nëntor, për shkak të mospajtimeve për rigjallërimin e ekonomisë, e cila është tkurrur gjatë dy vjetëve të fundit.

Një nga detyrat më urgjente të qeverisë së re do të jetë gjetja e një përgjigjeje koherente ndaj këtij problemi.

Një sfidë tjetër do të jetë reduktimi i mëtejshëm i migrimit të parregullt, i cili ka qenë ndër çështjet kryesore në fushatë.

Merz ka thënë se shpreson të formojë një qeveri të re deri në mes të prillit, nëse fiton.

Qeveria në largim e Scholzit do të qëndrojë në detyrë derisa Bundestagu ta zgjedhë kancelarin e ri.

Tags: donald trumpGjermaniaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Spanja shpall tri ditë zie pas aksidentit hekurudhor me 68 viktima

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga viti 2022

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Samiti Rusi-Afrikë: Putini dhe liderët afrikanë diskutojnë forcimin e bashkëpunimit

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Berisha për Ligjin për Specialen: Është lojë politike, nuk ua hap dyert e burgut të akuzuarve në Hagë

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

Rrecaj: Ka dështuar Qeveria në rastin e Arlinda Zekajt, seanca në Kuvend ishte e turpshme

“Info Nata”- 28.10.2026

“Info Nata”- 28.10.2026

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Dyshime tronditëse për ekonominë serbe: Miliardat nga droga fryjnë PBB-në e Serbisë

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Kreu i KFOR-it takon delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Në Shqipëri hyjnë në fuqi masat anti-dhunë, policia vendos “kushtet” e protestës, gjoba deri në 500 mijë lekë për tubuesit me maska

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Rashiq: Lista Serbe s’po reagon për humbjen e Vuçiqit, pret udhëzime nga lart – mund të ketë dorëheqje të kryetarëve të komunave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën