TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mekanizmi për vetëmenaxhim dhe personat e pagjetur, tema në takimin Kurti-Vuçiq

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mekanizmi për vetëmenaxhim dhe personat e pagjetur, tema në takimin Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pritet të nënshkruajnë deklaratën për personat e pagjetur gjatë luftës se fundit në Kosovë, me 3 maj në Bruksel.

Në takimin e radhës ndërmjet tyre do të diskutohet edhe për mekanizmin për vetëmenaxhim të komunitetit serb në Kosovë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se mekanizmi për vetëmenaxhim është ndryshe prej Asociacionit dhe ka kompetenca të tjera prej tij.

“Jemi në situatën kur mendojmë të krijojmë një mekanizëm krejtësisht të ri që është ndryshe prej Asociacionit dhe ka kompetenca të tjera prej Asociacionit. Në fakt të tillë që ne e kemi kundërshtuar në vazhdimësi, pasi LVV ka qenë gjithmonë kundër Asociacionit, kemi vazhduar të jemi edhe kur kemi ardhur në krye të institucioneve. Kemi bërë përpjekje maksimale që edhe në kuadër të dialogimit të flasim për një mekanizëm të ri, ndryshe prej Asociacionit dhe jo të kthehet diskutimi tek marrëveshjet e së kaluarës që në bazë e kanë pasur Asociacionin njëetnik… (Në takimin e 3 majit në Bruksel) Do të nënshkruhet marrëveshja që tashmë është dakorduar në takimin e kryenegociatorëve për personat e pagjetur”, thotë ajo

Por, në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë për KosovaPress se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të reduktohet vetëm në Asociacion.

Ai shton se në takimin e nivelit të lartë me 3 maj duhet të diskutohet për zbatimin e të gjitha pikave të marrëveshjes bazë dhe jo vetëm për Asociacionin.

“Marrëveshja Kosovë-Serbi nuk duhet të reduktohet vetëm në Asociacion, pasi ai do të jetë rreziku më i madh. Marrëveshja e Ohrit duhet të shkojë më së pari në trajtimin e marrëveshjes bazë të parimeve, e cila i ka disa elemente të ecjes përpara të Kosovës në raportin ndërkombëtar. Nuk guxon të reduktohet vetëm në Asociacion. Zbatimi duhet të ndodh por është një lloj procedure, ne nuk dina asgjë për këtë procedurë”, thotë ai.

KosovaPress ka pyetur edhe në Qeverinë e Kosovës për të konfirmuar agjendën zyrtare të takimit Kurti-Vuçiq, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Takimi më 3 maj është i pari ndërmjet Kurtit dhe Vuçiq, që nga dakordimi në Ohër më 18 mars për aneksin e zbatimit të marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi.

Ndërkaq, dy kryenegociatorët e dialgout, Bislimi dhe Petkoviq janë takuar me 4 prill, ku është thënë se ka pasur pajtim për tekstin e deklaratës për personat e pagjetur./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person i arrestuar në aksionin ku u zbulua laboratori i drogës në Pejë

Një person i arrestuar në aksionin ku u zbulua laboratori i drogës në Pejë

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

Rrëzohet lisi te “4 llullat”, dëmtohen dy vetura

Rrëzohet lisi te “4 llullat”, dëmtohen dy vetura

Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë ishin shembull i guximit dhe vendosmërisë

Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë ishin shembull i guximit dhe vendosmërisë

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

Një anije cisternë në brigjet Omanit raportohet se është goditur nga Irani

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Kroacia: Vuçiq po keqinterpreton qëllimisht ujdinë me Shqipërinë e Kosovën

Një person i arrestuar në aksionin ku u zbulua laboratori i drogës në Pejë

Një person i arrestuar në aksionin ku u zbulua laboratori i drogës në Pejë

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

Konjufca: Siguria parakusht për stabilitetin, synojmë bashkëpunim të ndershëm në Ballkan

Rrëzohet lisi te “4 llullat”, dëmtohen dy vetura

Rrëzohet lisi te “4 llullat”, dëmtohen dy vetura

Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë ishin shembull i guximit dhe vendosmërisë

Haxhiu: Zahir Pajaziti me shokë ishin shembull i guximit dhe vendosmërisë

“Dardanet” në aksion, synohet triumfi i radhës kundër Bullgarisë

“Dardanet” në aksion, synohet triumfi i radhës kundër Bullgarisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën