TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehaj-Vuçiqit për dronët: Kosova është më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet

by teve1
1 vit ago
2
A A
Mehaj-Vuçiqit për dronët: Kosova është më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili një ditë më parë tha se dërgesa e dronëve nga Turqia në Kosovë është “e paligjshme”, duke kërkuar nga Turqia që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe interesat e popullit serb.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Mehaj ka theksuar se dëshiron t’i kujtojë Vuçiqit dhe çdo udhëheqësi tjetër serb se Kosova është shumë më e fortë ushtarakisht sesa mendohet.

Ai ka shtuar se paqja në Ballkan është e domosdoshme dhe se ajo arrihet vetëm përmes respektit dhe bashkëpunimit.

“Ndërsa sa i përket reagimeve të presidentit serb rreth ardhjes në Kosovë të dronëve kamikaz, dua t’i kujtoj Vuçiqit dhe çdo udhëheqësi tjetër serb se Kosova është shumë më e fortë ushtarakisht sesa paramendohet. Andaj, paqja në Ballkan është më se e domosdoshme, dhe kjo arrihet vetëm me respekt dhe bashkëpunim. Me këtë rast, bëjmë thirrje që Serbia ta shmangë retorikën luftënxitëse dhe një herë e përgjithmonë të shkëputet nga politika e ish diktatorit Millosheviç”, ka shkruar Mehaj.

Më tej, ai ka thënë se ekzistojnë edhe marrëveshje të tjera, të cilat sipas tij do të bëhen publike më vonë.

“Ka edhe shumë marrëveshje të tjera që do te përmenden më vonë, dhe ka shumë armatim që as në ëndërr nuk e kemi pa më parë. Këto punë i kam kryer bashkë me ekipin tim në Ministrinë e Mbrojtjes. Kosova dhe atdheu mbi të gjitha”, ka përfunduar ai.

Ndryshe, kontejnerët me mijëra dronë të avancuar kamikazë “Skydagger”, të prodhuar në Turqi, kanë mbërritur të mërkurën në Prishtinë, sipas kontratës me kompaninë e mbrojtjes “Baykar”./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Komandanti i KFOR-it takon gjeneralin e Forcave të Armatosura të Letonisë

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje, së cilës iu përkeqësua gjendja gjatë kontrollit në QKMF-në e Klinës

Arrestohet në Ferizaj një person i dyshuar për dhunim

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gjashtë të arrestuar

KFOR zhvillon stërvitje reagimi me ulje ajrore pranë Kampit Bondsteel

Arrestohet një person i dyshuar për dhunimin e një gruaje në Prizren

Bastisje në gjashtë lokacione në Mitrovicën e Jugut, policia arreston tre persona dhe konfiskon armë e para

Bastisje në gjashtë lokacione në Mitrovicën e Jugut, policia arreston tre persona dhe konfiskon armë e para

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin 6.6 herë mbi limitin e lejuar

Studimi: Mbi 9 milionë jetë mund të shpëtohen çdo vit nëse ulet ndotja e ajrit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Sot Dita Botërore e Diabetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën