Një grua ka ndërruar jetë të premten në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar gjatë kontrollit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, gruaja fillimisht ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë, ku gjatë kontrollit i ishte përkeqësuar gjendja.
Më pas, ajo ishte nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, por me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se ishte pa shenja jete.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa trupi i pajetë i gruas është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
“Një femër kosovare është dërguar për trajtim mjekësor në QKMF Klinë dhe gjatë kontrollit të njëjtës i është keqësuar gjendja. Viktima me autoambulancë është nisur për në Spitalin Rajonal Pejë, ku me të arritur atje, mjekët kanë konstatuar se është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë./teve1.info/







