Mehaj këtë e cilësoi si një tendencë të Beogradit për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga Institucionet e Republikës së Kosovës.
“Referuar lajmit të publikuar nga mediumi serb, dhe të cituar edhe nga disa medie vendore, ju informojmë se është dezinformatë. Nuk është e vërtetë që kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre 10 pjesëtarë serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë tre kërkesa për demobilizim që kemi pranuar prej kohësh dhe për të cilat janë duke u ndjekur të gjitha procedurat e rregullta. Prandaj, deklarimet e tilla publike i shohim më tepër si tendencë e Beogradit zyrtar për të nxitur largimin e pjesëtarëve serb nga institucionet e Republikës së Kosovës, madje, edhe përmes kërcënimeve direkte”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Tutje, Mehaj ka thënë se përpjekjet e Serbisë për të frikësuar pjesëtarët serb të FSK-së janë të papranueshme, pasi sipas tij, ato shkelin normat e civilizimit dhe vlerat demokratike evropiane.
“Nuk presim që Serbia të ulë shkallën e kërcënimeve, por dhe Kosova si shtet nuk do të dorëzohet kurrë përpara këtyre presioneve. Vlerësojmë dhe respektojmë kontributin e secilit pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Kosovës për sakrificën dhe shërbimin ndaj atdheut”, ka shtuar ai.
Më tej ka shtuar se rrugëtimi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, do vazhdojë.
Lidhur me këtë lajm, për largimin nga e tyre FSK-ja, kanë folur Marko Rakiq dhe Mlagjan Vllashkoviq për mediumin “Kosovo Online”.
Rakiq u shpreh se për arsye personale kanë vendosur të “solidarizohen dhe të largohen nga FSK”.
Kurse, Vllashkoviq thekson se ky është vendim i tyre personal dhe se nuk ka pasur presion ndaj tyre.