TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Me përkrahjen nga tifozët, Ballkani synon pikë ndaj superfuqisë kroate

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Me përkrahjen nga tifozët, Ballkani synon pikë ndaj superfuqisë kroate

“Ftoj të gjithë sportdashësit e Kosovës për të na mbështetur, sepse do të jenë një shtysë akoma më e madhe për ne karshi një kundërshtari siç është Dinamo e Zagrebit”, ishte apeli i Dajës, me të cilin e mbylli konferencën për shtyp të mbajtur të mërkurën pasdite.

Trajneri Daja e pranon se Dinamo është favoritja kryesore së bashku me Plzenin për të avancuar nga grupi C. Por thotë se Ballkani është përgatitur mirë dhe se të gjithë futbollistët janë të motivuar për të mos kursyer asgjë nga vetja të enjten mbrëma.

“Për nivelin që ka Dinamo nuk duhet të flasim shumë pasi dihet që ka përvojë të madhe dhe është përfaqësuesi më i madh i Kroacisë. Ecurinë e Dinamos e kemi ndjekur dhe sigurisht që është favoriti kryesor me Viktorian për të kaluar grupin. Por sigurisht që motivi i lojtarëve tanë është në maksimum, pasi nuk ka nevojë për një gjë të tillë kur përballesh me një ekip si Dinamo. Duhet të jemi të vëmendshëm me ekipe të tilla. Jemi përgatitur duke e ditur se kemi punë me kundërshtar të fortë, por shpresoj që me ndihmën e publikut të bëjmë një gjë të bukur. Se sa do të arrijmë do të mbetet të shihet”, ka pranuar Daja.

Tekniku tiranas tha se vetëm një lojtar mbetet në dyshim për ndeshjen me Dinamon, por nuk e zbuloi emrin e tij. Shtoi se është lojtar i rëndësishëm, të cilin shpreson ta ketë në dispozicion.

“Kemi atmosferë të mirë brenda grupit, por edhe ecuri të mirë pasi në kampionat kemi gjashtë fitore e një barazim dhe kemi pasur paraqitje të mira. Shpresoj ta tregojmë këtë edhe ndaj Dinamos, një kundërshtar shumë i vështirë”, tha Daja.

Daja tha se në këto nivele secili kundërshtar është i vështirë, por bazuar në ndeshjet që Ballkani i ka pasur deri më tani në arenën evropiane, ai vlerëson se Dinamo mbetet kundërshtari më i vështirë.

“Do ta respektojmë Dinamon, por nuk do të heqim dorë as prej respektit nga vetja, pasi jemi ekip që përfaqësojmë Kosovën në futbollin evropian për vitin e dytë rresht. Obligimi ynë është që të shfaqemi sa më mirë që të jetë i mundur brenda mundësive tona. Të bëjmë atë lojë që do ta shfaqim futbollin e Kosovës në nivelet sa më të mira të mundshme”, insistoi Daja.

Kurse mesfushori Qëndrim Zyba u tregua konkret sa u takon synimeve. Ai tha se Ballkani do të futet në lojë ndaj ekipit kroat për rezultat pozitiv, të cilin shpreson ta arrijnë edhe më përkrahjen e madhe të tifozëve.

“Presim një ndeshje shumë të vështirë edhe pse jo vetëm ndaj Dinamos, por në të gjitha duelet e tjera të Ligës së Konferencës do të futemi maksimalisht. Do të futemi për të dhënë gjithçka nga vetja për një rezultat pozitiv ndaj një ekipi të fortë dhe me traditë, pasi Dinamo ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës. Shpresojmë të arrijmë synimin që e kemi për këtë ndeshje, pasi do ta kemi edhe përkrahjen e madhe të tifozëve”, tha Zyba.

Ndeshja mes Ballkanit dhe Dinamos zhvillohet të enjten prej orës 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takon xhiros së dytë të fazës grupore të Ligës së Konferencës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Viniciusi refuzon rinovimin e kontratës me Realin

Sancho arrin marrëveshje me Juventusin

Sancho arrin marrëveshje me Juventusin

Wesley drejt Serie A

Wesley drejt Serie A

Evertoni favorit për brazilianin Luiz

Evertoni favorit për brazilianin Luiz

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Viniciusi refuzon rinovimin e kontratës me Realin

Sancho arrin marrëveshje me Juventusin

Sancho arrin marrëveshje me Juventusin

Wesley drejt Serie A

Wesley drejt Serie A

Evertoni favorit për brazilianin Luiz

Evertoni favorit për brazilianin Luiz

Partitë me akuza për shkelje Kushtetute edhe në dështimin e 46-të të

Partitë me akuza për shkelje Kushtetute edhe në dështimin e 46-të të

Kush po e lexon drejt Kushtetutën? – Partitë me intepretime të kundërta për aktgjykimin

Kush po e lexon drejt Kushtetutën? – Partitë me intepretime të kundërta për aktgjykimin

Kosova pa Kuvend të konstituuar, dështon edhe tentimi i 46-të

Kosova pa Kuvend të konstituuar, dështon edhe tentimi i 46-të

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X