TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbyllet për publikun seanca ndaj Pantiqit dhe Zariqit, do të dëgjohet një dëshmitar anonim

by teve1
53 minuta ago
0
A A
Çfarë po prodhon gjykimi në mungesë?

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë u mbyll për publikun seanca e së enjtes në gjykimin ndaj të akuzuarve Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të cilët akuzohen për krime kundër popullatës civile në rajonin e Istogut.

Seanca u mbyll pasi do të dëgjohet një dëshmitar anonim.

Kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala-Abdyli njoftoi se në seancën e sotme do të dëgjohet dëshmitari anonim B1, ndaj të cilit kishte urdhëruar masa mbrojtëse dhe urdhër për anonimitet.

Prokurorja speciale Florije Salihu-Shamolli deklaroi se i propozon Gjykatës që kjo seancë të jetë me dyer të mbyllura për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

Mbrojtësit e të akuzuarve Pantiq dhe Zariq, avokatët Millosh Deleviq dhe Dejan Vasiq nuk patën kundërshtime, duke thënë se ia lënë Gjykatës si të vendosë.

Andaj, seanca u mbyll.

Sipas aktakuzës së ngritur më 1 shtator 2024 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ish-kryeshefi i stacionit policor në Istog, Momir Pantiq dhe ish-polici Zharko Zariq, ngarkohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Krimi i luftës kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”, më datën 19 maj 1999 në fshatin Dubravë, saktësisht në burgune Dubravës pas bombardimeve të NATO-s ku si pasojë kishi nmbetur të vrarë 3 të burgosur shqiptarë, Pantiq si kryeshef i stacionit policor bashkë me forcat policore serbe kishin shkuar për të marrë kontrollin e situatës dhe pasi pushuan bombardimet, në përbërje edhe të gardianëve kanë hyrë në dhomat e të burgosurve dhe kanë ushtruar dhunë sistematike, duke i rrahur në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, vetëm për faktin se ishin shqiptarë.

Në aktakuzë thuhet se bombardimet e NATO-s kanë vazhduar edhe më 21 maj, ku mbetën të vrarë 18 të burgosur shqiptarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Ndërsa, një ditë pas në mëngjes gardianët, të burgosurit, serbë të armatosur bashkë me forcat policore dhe Njësitë Speciale të cilët gjendeshin nën komandën e Stacionit Policor në Istog, fillimisht i kanë mbledhur të burgosurit shqiptarë në fushën e sportit dhe më pas, siç thuhet në aktakuzë filluan të gjuajnë me armë zjarri të llojeve të ndryshme, kurse nga mbrapa murit të burgut kanë gjuajtur me bomba në drejtim të burgosurve shqiptarë.

Gjithmonë, duke iu referuar aktakuzës, forcat policore serbe tëStacionit Policor në Istog, nën udhëheqjen e Pantiqit po ashtu, kidnapuan një civil shqiptar me pseudonimin “A1”, të cilin e dhunuan seksualisht.

Përveç viktimës “A1”, në aktakuzë përshkruhet dhunimi i një viktime tjetër– “B1”. Dy tëp andehurit, po ashtu akuzohen për vrasje të disa familjeve në Komunën e Istogut./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

Rama: 1 Tetori 1997, akt politik dhe rezistencë e studentëve

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Për shkak të protestës në aeroport, autokolona e Ursula von der Leyen kalon nëpër zona bujqësore në Harilaq

Iraku vendos afat për çarmatimin e grupeve jashtë kontrollit shtetëror

Iraku vendos afat për çarmatimin e grupeve jashtë kontrollit shtetëror

Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Debutoi me Skënderbeun në Korçë, Finlandë-Shqipëri i besohet një irlandezi

Muriqit i rritet vlera me 2.5 milionë euro

Muriqit i rritet vlera me 2.5 milionë euro

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

FSPTSPK kërkon përfshirjen e punonjësve në sektorin privat në pagën e 13-të

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Haxhiu pret në takim Von der Leyen

Për shkak të protestës në aeroport, autokolona e Ursula von der Leyen kalon nëpër zona bujqësore në Harilaq

Për shkak të protestës në aeroport, autokolona e Ursula von der Leyen kalon nëpër zona bujqësore në Harilaq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën